• |
ide | kryesore

Tensionet në Ukrainë/ Basha: PD mbështet SHBA dhe BE për zgjidhje diplomatike

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke marrë pjesë në asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane. Ndër të tjera Kosova, rajoni dhe situata e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë, ishin pjesë e diskutimit. Sa i përket situatës në Ukrainë, Basha theksoi se Partia Demokratike mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për një zgjidhje diplomatike.

“Ne duhet të qëndrojmë krah për krah në aleancën tonë euroatlantike përballë kësaj sfide të rrezikshme jo vetëm për vetë Ukrainën, por edhe për Evropën e me gjerë”,-theksoi Basha, ndërsa shtoi se: “Lufta nuk duhet të jetë kurrë një opsion, ndaj mbetet detyrë e liderëve politikë të përdorin të gjitha mjetet diplomatike dhe të lënë mënjanë kërcënimet e luftës.”



2 Comments

  1. Nuk paska shkuar në mbledhjen e partive popullore europiane, z.Flamur Noka si përfaqësues i komitetit rithemelues të PD ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *