• |
ide | kryesore

“Titull? Të presim edhe 4-5 javë”: Shehi shmang etiketimin ‘favorit’ deri për derbin me Partizanin

-Instant, Sport



Gjashtë pikët e avantazhit ndaj vendit të dytë e bëjnë Tiranën të konsiderohet nga të gjithë si favoriti kryesor për titullin kampion, përveç Orges Shehit. Natyrisht jo se tekniku i bardhebluve nuk e mendon, por sepse si një diplomat i mirëfilltë kërkon të mbajë skuadrën në tones, ti evitojë presionin në rritje dhe të mos nxitohet në eufori, duke parë se edhe Laci udhëton me 100 në orë.

Kundër Skënderbeut erdhi një tjetër provë e suksesshme, por bindëse vetëm një pjesë loje. Ajo që Tirana dhuroi në pjesën e parë dhe nisjen e të dytës ishte një performancë dërrmuese me tre gola të shënuar dhe praktikisht një ndeshje të vendosur. Cështja është se fikja që bardheblutë i bënë motorëve në 20 minutat e fundit është një nga ato gjëra që frikësojnë Shehin dhe e bëjnë të shtyjë afatet për ta reklamuar veten si favoritin numër 1. Bardhekuqtë shënuan shumë vonë golin e 3-2 dhe nuk kishte më kohë që Tirana të ndihej e rrezikuar, por sinjalet se askush nuk mund të neglizhohet dhe se cdo rënie përqendrimi mund të jetë penalizuese u dhanë.

Kështu, tekniku mendon se gjërat do të jenë shumë më të qarta deri pas derbit kryeqytetas me Partizanin, praktikisht janë edhe 5 javë në të cilat gjërat mund të ndryshojnë, apo edhe thjesht të legjitimojnë atë që është konceptuar deri tani: një skuadër që ka vetëm 2 humbje në 19 ndeshje është për titull e shumë madje…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *