• |
ide | kryesore

Video/ Mourinhon e mirëpresin vetëm tifozët: Inter, dy gola Romës për gjysëmfinalen

-Instant, Sport, Video



Interi mposht Romën 2-0 dhe fiton të drejtën e kalimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku tashmë e pret fituesi i ndeshjes Milan-Lazio. Një fillim vibrues për zikaltrit me një gol të Dzekos pas më pak se dy minutash. Roma nën tronditje, vonoi të kthehej në lojë, pastaj verdhekuqtë e morën veten me disa mundësi interesante, përpara se të ndëshkoheshin nga goli i sigurisë i shënuar nga Alexis Sanchez.

Inzaghi priste një përgjigje pas përmbysjes në derbi dhe Interi i tij reagoi në mënyrë fantastike ndaj Romës, së të duartrokiturit Mourinho, që mirëpritjen e vetme e mori nga tifozët zikaltër, në kohën kur ish-skuadra e tij i shënoi dy gola, duke i lënë vetëm Ligën e Konferencës për të shmangur një sezon me zero tituj. Dzeko dhe Sanchez, nga ana tjetër, i dhuruan zikaltërve gjysmëfinalen me një hakmarrje të mundshme ndaj kushërinjve të tyre (në San Siro luhet Milan-Lazio), duke mbajtur gjallë ëndrrën e Tripletës së vogël pas fitimit të Superkupës. Për të prishur festën, megjithatë, ka shërbyer dëmtimi i Bastonit, i cili doli nga fusha me një ndrydhje të kaviljes që rrezikon praninë e tij kundër Liverpool të mërkurën më 16 shkurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *