• |
ide | kryesore

Kupën pa harruar kampionatin, Mehmeti nuk heq dorë: “Janë edhe 51 pikë në lojë dhe ne jemi Partizani”

-Instant, Sport



“Do të futemi në fushë për të bërë maksimumin dhe do të duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi gjatë gjithë kohës në ekuilibër për të bërë maksimumin duhet të udhëhiqemi jo vetëm nga dëshira, por edhe nga logjika sepse do të jenë 90 minuta të zjarrta”. Dritan Mehmeti është i qetë përpara cerekfinales së kthimit me Dinamon, pavarësisht se rezultati 1-1 i ndeshjes së parë lë të hapur cdo skenar. Tekniku i Partizanit kërkon ta mbyllë sezonin me trofe dhe në Europë, për të cilën nuk heq dorë edhe nga kampionati: “Unë nuk jam dakord që në kampionat ne e kemi humbur betejën sepse janë edhe 51 pikë në lojë dhe ne jemi Partizani dhe do ta respektojmë gjatë gjithë kohës kampionatin javë pas jave. Nesër ne do të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, por jam i bindur që do i respektojmë të dyja kompeticionet si në Kupë ashtu edhe në kampionat”.

Tekniku nuk dëshiron të merret me emra, sepse vendos në plan të parë skuadrën: “Megjithatë unë e bazoj lojën te grupi, jo te individi që të gjithë janë të rëndësishëm. Skuadra e ka treguar me mungesat që forca e grupit ka dalë mbi individin. Ne nuk e meritojmë që të jemi këtu dhe i shohim javë pas jave dhe pas çdo ndeshje që ne kryejmë do të shohim dhe objektivin. Nuk mund të flasim për gjëra që për momentin nuk shihen dot përpara”, përfundoi Dritan Mehmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *