• |
ide | kryesore

Arrestohet ish-gjenerali i Guardia di Finanzas në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme



Ish-gjenerali i lartë i Guardia di Finanzas në Itali, Fabrizio Lisi është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në korrupsion. Gjykata e Napolit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Lisin dhe 4 zyrtarë të tjerë, mes tyre biznesmenë, një zv/prokuror dhe një avokate.

Ish-gjenerali Fabrizio Lisi është akuzuar dy vite më parë nga vetë mediat italiane se ka bashkëpunuar me trafikantë shqiptarë të drogës në zonën e Vlorës dhe dyshohet se ka përfituar prej tyre sipërfaqe të mëdha toke. Megjithatë, për këto akuza nuk ka pasur asnjë hetim nga autoritetet në Itali dhe në Shqipëri.

Të arrestuar bashkë me ish-gjeneralin e GdF janë:

Roberto Penna, zv/prokuror në Salerno për kohën kur bëjnë fjalë hetimet;
Maria Gabriella Gallevi, avokate e Gjykatës së Salernos, partnere e ish-prokurorit;
Francesco Vorro dhe Umberto Inverso, të dy sipërmarrës.

Të pestë këta persona konsiderohen të dyshuar për krimet e korrupsionit për ushtrimin e funksioneve të tyre, korrupsionin në kundërshtim me detyrën zyrtare, korrupsionin në aktet gjyqësore dhe nxitje të padrejtë për të dhënë apo premtuar përfitime. Hetimet u kryen nga Zyra e Prokurorit Publik të Napolit dhe nga Carabinieri del Ros (Grupi Operacional Special), shkruan newsbomb.al.

Sipas informacioneve të para në lidhje me aktivitetin kompleks hetimor, ish-zv/prokurori i Salernos u ka raportuar sipërmarrësve se do të mbyllin sytë ndaj hetimeve për ta, në këmbim të përfitimeve financiare dhe profesionale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *