• |
ide | kryesore

“Dora e partisë” mbi drejtësinë e re/ 3 rastet e fundit të kontrollit nga “Rilindja”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kanë kaluar 5 vite e gjysëm që nga miratimi me konsensus në korrik 2016 i Kushtetutës së re, e cila i hapi rrugë “drejtësisë së reformuar”. Shumë prokurorë dhe gjyqtarë janë djegur nga vetingu, ndërkohë që opozita ndër vite ka denoncuar se “reforma” është mjeti për t’i dhënë pushtet të pakufizuar Edi Ramës. Meta dhe Berisha e kanë quajtur jo reforma, por “Ramaforma”.

Por, a e ka marrë më në fund Partia Socialiste drejtësinë nën kontroll? A janë kthyer prokurorët dhe gjyqtarët “e rilindur” në ushtarë të Edi Ramës?

Vetëm gjatë kësaj jave janë regjistruar së paku 3 raste, kur “dora” e partisë mbi drejtësinë ka qenë evidente. Le t’i shohim më poshtë.

1. Falsifikimi nga maxhoranca i urdhrit të Gramoz Ruçit

Presidenca akuzoi Kuvendin se ka manipuluar urdhrin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për thirrjen e seancës plenare ku u miratua ngritja e komisionit hetimor për Ilir Metën.

Në fillim, Kuvendi dorëzoi një dokument të 6 majit 2021, ku Ruçi e mblidhte seancën plenare në datën 7 maj, pra 24 orë me vonë. Por, juristët e presidencës vërejtën se kemi të bëjmë me një shkelje, pasi thirrja e seancës dhe bërja publike e rendit të ditës, duhen njoftuar së paku 48 orë përpara.

Ndaj, Kuvendi dorëzoi një dokument të ri ku në vend të datës 6 maj 2021, shënohej data 5 maj 2021.

Kështu, Kuvendi pretendoi se nuk kishte shkelje procedure dhe ishte respektuar afati 48-orësh.

Situata u bë qesharake. Në Gjykatën Kushtetuese gjenden të dy variantet e urdhrit 1110 të Gramoz Ruçit, të dy me data dhe përmbajtje të ndryshme. Kush e bëri manipulimin e datave në dokument, punonjësit e Kuvendit me kokën e tyre apo me urdhër nga lart? A e di vetë ish-kryetari i Kuvendit Ruçi se si po i modifikohet dokumenti që ka firmosur vetë? Kush është kaq i guximshëm sa të modifikojë një dokument shteti, një urdhër të kryetarit të Kuvendit, duke e pasur të sigurt se nuk do të penalizohet?

Me siguri, këto pyetje do të mbeten pa përgjigje. Ajo qëështë e sigurt është se manipulimi është mjaft i trashë dhe zyrtarisht Kuvendi nuk ka një shpjegim për këtë. Ata e kanë bërë, thjesht sepse mund ta bëjnë. Kanë garancinë se SPAK (pasi Meta bëri padi) nuk do ta trajtojëkëtë skandal, por edhe po e trajtoi do bëjë fajtor “rojet e magazinës” dhe jo urdhëruesit e skandalit.

2. Ndërhyrja e gjykatës së Tiranës në sherrin Veliaj-Duka

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj i cili është në një konflikt të hapur me kreun e Federatës së Futbollit, Armando Duka lajmëroi se gjykata e Tiranës i kishte dhënë të drejtë për shoqatën rajonale të futbollit.

Ky vendim i gjykatës (emri i gjyqtarit nuk bëhet publik, por thuhet se ai ka qenë pushim 2 javët e fundit) erdhi pasi Veliaj bëri një mbledhje paralele të shoqatës rajonale të futbollit duke zgjedhur kryetar njeriun e tij, Eduard Prodani. Veliaj pretendon se gjykata nuk ka njohur Krenar Alimehmetin, i cili u zgjodh kryetar në një mbledhje tjetër të shoqatës, të mbledhur nën monitorimin e Armando Dukës. Kështu, siç ndodh rëndom në Shqipëri, kemi një “shoqatë të Dukës” që njihet nga UEFA dhe një “shoqatë të Veliajt” të cilin e njeh gjykata e rilindur e Tiranës.

Ku e gjen guximin kryetari i bashkisë që ndërhyn në një garë të brendshme të një shoqate (edhe vetë FSHF është shoqatë) kjo mbetet mister. Fakti është se ai nuk u tërhoq as nga paralajmërimi i kreut të UEFA, Ceferin se politika duhet të rrijë larg futbollit. A është shpërdorim detyre fakti që Veliaj ndërhyn në një proces të brendshëm futbolli, ndërkohë që nuk e ka detyrë funksionale këtë? Edhe kjo pyetje do të mbetet pa përgjigje, por me siguri ai e ndjen veten të parrezikuar nga “drejtësia e re”.

3. Hezitimi i gjykatës për të regjistruar statusin e PD-së së Berishës

Pavarësisht se kaluar më shumë se 1 muaj nga ratifikimi i statutit të Partisë Demokratike, të inicuar nga Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit, gjykata e Tiranës nuk ka marrë asnjë hap për regjistrimin e tij. Gjyqtari i ngarkuar me këtë proces, Agron Zhukri përflitet në shtyp si njeri i Berishës. Por, fakti mbetet se ai po hesht dhe megjithëse kemi të bëjmë me një akt formal, ai po heziton ta regjistrojë “statutin e PD-së së Berishës”. Ndaj, në zgjedhjet e 6 marsit KQZ-ja njeh PD-në e Bashës dhe Berisha u detyrua t’i paraqesë kandidatët si propozime të LSI-së dhe PDK-së. Sado i afërt të ketë qenë me Berishën në të kaluarën, gjyqtari Zhukri e ka të vështirë të ndërmarrë hapin formal të regjistrimit të aktit të 8 janarit. Presioni publik i “Rilindjes” e cila po luan prej kohësh “pro” Lulzim Bashës është i dukshëm. S’është çudi që ky vendim të mos merret kurrë ose gjyqtari të japë dorëheqjen nga çështja. /LAPSI.al



9 Comments

  1. O Copa e Lapsit.

    Atje ne FSHF jane nje Dore hajdutesh, qe paguajne 19 milion leke ne muaj rroge, per vehten e tyre, dhe I bejne parate e futbollit

    RRUSH e KUMBULLA

  2. Që reforma në drejtësi në Shqipëri , deri tani mund të quhet një eksperiment i dështuar, kjo duket kjartaz e Basha e ka deklaruar vazhdimisht.
    Që Rama e përmbysi krejtësisht narëveshjen e diktuar nga partnerët e Shqipërisë, SHBA e BE, dhe me ndërhyrjet e tij me ligjet e KM-rave e kthehu marëveshjen kushtetuese në favor të tij, kjo është gjithashtu e dukëshme dhe Basha e ka denoncuar këtë publikisht.
    Por çfarë do të ndodhte nëse kjo palo reformë, do të ndërpriste vetingun ?
    Monitorimi i SHBA e BE që ju ka kushtuar qindra milionë euro , do të shkonte kot, e Rama do të vazhdonte të bënte si ti tekej.
    Po a mund të përfundojë kjo reformë pa kryer dy reformat e tjera, ate zgjedhore dhe të ndarjes me qëlllime elektorale të territorit , që i sigurojnë grabitësit të votave, Ramës “fitore” të pa diskutueshme ?
    Nuk e ka për gjë Rama që për interesat e tij për pushtet e para, nga “miqësia” e madhe me SHBA e BE, të kthehet tek partneriteti me vëllanë e tij Erdogan, mikun e tij Vuçiç e deri tek ish oficeri i KGB ruse Putin apo tek Kina komuniste..

    A do të kishte mundur Rama që ri fitonte zgjedhjet e fundit nëse nuk do të kishte shkelur marëveshjet zgjedhore e nuk do ta kishte bërë çrorap pushtetin lokal me emërimin e njerëzve me të kaluar kriminale ?

    Së dyti,
    Paraja e madhe e ardhur nga trafiqet e drogës, mund të ndikojë ndoshta edhe tek disa dipllomatë të huaj, po nëse Shqipëria i futet proçesit të integrimit europian, qeveria Rama do të jetë reptësisht e kontrolluar jo vetëm nga Komisioni i Brukselit, por edhe nga qeveritë e vendeve të fuqishme europiane,
    Duke u bërë antar i bashkësisë europina, nuk mund të bëjë më Rama pelivanllëqe korruptive e karagjozllëqe, por do të jetë i detyruar që të zbatojë të gjitha kushtet e vëna.

    Është kjo arsyeja që Basha deklaron se Shqipëria duhet medoemos të pranohet në BE, se vetëm atëhere Ramës i prishen projektet abuzive korruptive e aventura e tij diktatoriale..
    A mos duhet ti bëjmë Bashës presion që të dalë edhe ai kundër partneritetit strategjik me perëndimin, e ti bashkohet, Turqisë, Sërbisë, Rusisë e Kinës që të “lulëzojë Shqipëria” si para 30 vitesh ?
    Sot situata politike botërore është e rrezikuar nga konflikte të provokuara nga Rusia e Putinit e Kina komuniste. e është krejtësisht normale që si SHBA, ashtu edhe BE janë të interesuara që në Ballkan të kenë një qeveri në Shqipërinë e vogël që të deklarohet mbështetëse e NATO-s e të ketë qoftë edhe një stabilitet formal.
    Është naivitet të mendohet se këto fuqi të mëdha, nuk e dijnë se me çfarë karagjozi kanë të bëjnë e nuk i dijnë aferat korruptive të Ramës.
    Analistët mediatikë shqiptarë nostalgjikë të kohës së qoftëlargut, akoma shkojnë me mendësinë se Shqipëria na qenka kërthiza e botës, shkëmbi i granitit e fanari ndriçues i socializmit në botë.

  3. Armand Duka po sheh sesi i dridhet toka nën këmbë, pikërisht nga ata fëmijë që shpresën e kanë te loja më e bukur e planetit, por që është marrë peng prej klaneve të Shijakut, e vetmja “ambasadë” që të jep viston nëse dëshiron të përfaqësosh fanelën kuqezi.O Ta Qi kujdes bythen nga klani zemunit te salihut

  4. Per keto probleme,dhe te ngjashme me to,ambasadorja amerikono-koreane,nuk ndihet fare,se nuk e ka te shenuar,ne detyrat,qe i ka dhene ministria e saj e jashtme,por qe merret,vetem me problemet e veta.Mire kjo-por,nuk ndihen as ambasadoret e tjere,qe na hiqen si me te “pa angazhuar”,me problemet tona te brendeshme…..

  5. “Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD. Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament.O TaQi vazhdo lepija bythen salihut,por mbasi te kete dhjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *