• |
ide | kryesore

Tensionet në Ukrainë, nisin stërvitjet ruse në Bjellorusi

-Instant, Lajme, Planet



Në kuadër të situatës së krijuar  me Ukrainën, Rusia dhe Bjellorusia këtë të enjte filluan stërvitjet e përbashkëta të planifikuara ushtarake.

Këto stërvitje kujtojmë që kishin ngjallur shqetësimet e vendeve perëndimore nga frika se Moska po planifikon një përshkallëzim të madh të konfliktit në Ukrainë.

Ndërkohë përmes një deklarate për mediat ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi në një deklaratë fillimin e manovrave në Bjellorusi (të quajtura Union Resolve 2022), të planifikuara për të vazhduar deri më 20 shkurt.

Mediat bëjnë me dije se këto stërvitje do të fokusohen në “shtypjen dhe zmbrapsjen e agresioneve të jashtme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *