• |
ide | kryesore

“Basha ishte thirrur nga belgët për bashkëpunim në organizatë kriminale”, PD e vulës i përgjigjet Berishës: Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryedmokratin Lulzim Basha pasi ky i fundit u thirr në SPAK për të dëshmuar përpara prokurorëve belgë lidhur me dosjen “Toyota Yaris”. Nga Durrësi, Berisha deklaroi se Basha u thirr në Prokurori për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku.

“Tregoju njerëzve se çfarë bëri. U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. Jo vetëm kaq, por u kap si mashtrues nën betim. Ferdinand hajde këtu t’ua themi të vërtetën durrsakëve, mos dil nëpër qytet fare ose tregoji çdo demokrati. Por mos harroni se prokurorët e Belgjikës nuk janë prokurorët e Edi Ramës, janë betuar para Mbretit dhe nuk ka gjë që e thyen atë. U kishte dhënë variant krejt tjetër, e ndërroi krejt pllakën, Menjëherë u konstatua se ishte mashtrim nën betim, vepër kriminale, vepër penale, përveç të tjerave” – u shpreh Berisha.

Pas këtyre deklaratave ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, selia blu i cilëson mashtrime të gjitha deklaratat e bëra nga ish-kryeministri. Sipas PD-së, sa më shumë i shtohen hallet ish-kryeministrit Berisha, aq më shumë shton edhe mashtrimet ndaj kundërshtarëve të tij politik.

Postimi i PD-së:

Dite e re, mashtrim i ri. Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.

Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën.



3 Comments

  1. o bashe keto jane fakte qe i vogel me pisliqe je marre mesove vetem vese te keqija genjeshtren ,mashtrimin abuzimin … jashti do te plase puseta pasi eshte qelbur q

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *