• |
ide | kryesore

Blinken: Një pushtim rus në Ukrainë mund të fillojë në çdo kohë

-Instant, Lajme, Planet



Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken,  së fundmi ka deklaruar se një pushtim i ri rus i Ukrainës mund të fillojë në çdo kohë madje edhe gjatë Lojërave Olimpike, duke shtuar se Moska ende po dërgonte trupa në kufirin afër Ukrainës.

Blinken deklaratat i ka bërë pas takimit të kuartetit, grupit joformal të Shteteve të Bashkuara, Australisë, Indisë dhe Japonisë.

Vërejtjes së zymtë të kreut të diplomacisë amerikane i ka paraprirë apeli i drejtpërdrejtë i Presidentit Biden drejtuar qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina.

Ndërkohë Biden në një intervistë për mediat është shprehur se qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *