• |
ide | kryesore

Burimet bëjnë me dije se Rihanna dhe Asap Rocky do të martohen

-Instant, Paparazzi, Slider



Pa dyshim që Rihanna dhe A$AP Rocky janë kthyer në një nga çiftet më të preferuar të publikut dhe tani që fëmija i tyre i parë është rrugës, lidhja e dyshes është edhe më shumë në qendër të vëmendjes. Por ka edhe më shumë lajme të reja për fansat, pasi duket se të dy janë gati ta çojnë marrëdhënien e tyre një hap më tej. Duket se Riri dhe A$AP Rocky planifikojnë ta kurorëzojnë dashurinë me një martesë në Barbados.

“Rihanna është kokë e këmbë e dashuruar me A$AP. Ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe Rihanna ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale”, tha një burim i brendshëm për The Sunday Mirror. “Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë dhe ai ka thënë të njëjtën gjë. ”

Sipas burimit, çifti nuk ka ende një datë të caktuar për ceremoninë, por kjo nuk do të ndodhë para lindjes së foshnjës.

“Ajo ka dashur gjithmonë të martohej dhe A$AP është personi me të cilin dëshiron të kalojë jetën”.

Burimi ka treguar edhe arsyen e zgjedhjes së vendit:

“Atje kanë familjen të dy, është vendi që i ka bashkuar dhe ka një vend shumë të veçantë në zemrat e tyre”.

Vetëm vitin e kaluar, Rihanna u emërua heroinë kombëtare e Barbados, vendi i saj i origjinës, pas pavarësisë zyrtare të vendit nga Mbretëria e Bashkuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *