• |
ide | kryesore

North West stilistja e vëllezërve dhe motrës së saj në kopertinën e Vogue

-Instant, Paparazzi, Slider



North West mund të ketë një të ardhme të ndritur si stiliste. Vajza 8-vjeçare e Kanye West dhe Kim Kardashian prej kohësh është e interesuar për modën dhe bukurinë, pasi ka qenë në kopertina revistash, ka pozuar për fushata dhe ka ecur në pasarela.

Së fundmi, ajo u shfaq së bashku me vëllezërit e motrën e saj – Saint, Chicago dhe Psalm – në numrin e marsit të revistës Vogue, me kopertinë mamanë e tyre Kim, duke luajtur basketboll në shtëpinë e tyre në Hidden Hills.

Jo vetëm që ajo pozoi për kamerën, por North gjithashtu stiloi të gjithë fëmijët për fotosesionin.

Për vete North u vesh thjesht, me një bluzë të bardhë, xhinse të gjera, atlete neoni dhe një varëse me emrin e saj të shkruar me shkronja gotike. Ndërsa për Saint, ajo zgjodhi një bluzë Kawasaki jeshile neoni me pantallona vjollcë dhe Yeezy Foamrunners. Psalm e veshi me një bluzë blu e pantallona kaki dhe motrën Chicago e lejoi të vishte çizmet e saj të preferuara rozë kauboj me një fanellë të Chicago Bears.

Me pak fjalë, North ia doli më së miri në punën e saj të parë për Vogue.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ye (@kanyewest)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *