• |
ide | kryesore

Keni plane për fundjavën? Shihni si më parë si do të jetë moti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme në shtrsat e larta të atmosferës ku priten të ndikojnë pjesërisht edhe vendin tonë gjatë ditës së diel.

E shtunë, data 12 shkurt 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore -0/13°C
Zona e ulët -2/17°C
Zona bregdetare 3/16°C

Kosova, e shtunë data 12 shkurt 2022

Moti do të jetë me vranvsira kthjellime me mjegull . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 6 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 5 – 9°C .

E diel, data 13 shkurt 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu dhe reshje bore në Alpe dhe verilindje. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 3/11°C
Zona e ulët 5/15°C
Zona bregdetare 7/15°C/Sipas RTSH



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *