• |
ide | kryesore

Mashtronte qytetarët për kredi, arrestohet 23-vjeçari në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka arrestuar një 23-vjeçar për akuzën Mashtrimi në kredi”. Sipas policisë është prangosur R. K., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 02.02.2022 ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”.

“Blutë” bëjnë të ditur se ky shtetas, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të cilët janë arrestuar nga Policia) duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, kanë mashtruar shtetasin R. B., 65 vjeç, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash.

23-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *