Dy oficerë policie që ishin duke patrulluar në zonë, janë kërcënuar nga një burrë q mbante një thikë në dorë. Në këtë moment, policët kanë reaguar duke nxjerrë armën dhe qëlluar mbi burrin, të cilin e kanë lënë të plagosur.

Asnjë nga oficerët nuk u lëndua dhe nuk raportohet për të lënduar në mesin e qytetarëve.

Burri ishte i njohur për policinë, raporton La Depeche, pa thënë se për çfarë ishte i akuzuar më herët.

“Këtë mëngjes rreth orës 7 të mëngjesit, një patrullë policie u kërcënua nga një individ i armatosur me thikë në transportin publik në rajonin Ile-de-France”, shkroi në Twitter Ministri i Brendshëm Gerard Darmanin rreth orës 7:40 të mëngjesit me orën lokale.

“Policia përdori armët e saj, duke shmangur kështu çdo rrezik për veten dhe për udhëtarët”, thuhet në njoftimin e policisë.