• |
ide | kryesore

Mer fund lidhja mes Kanye West dhe Julia Fox

-Instant, Paparazzi, Slider



Tashmë prej disa kohësh është përfolur për një ndarje të mundshme midis Julia Fox dhe reperit Kanye Ëest. Edhe pse ata kanë festuar ditëlindjet së bashku dhe kanë postuar vazhdimisht sete fotografike intime me njeri-tjetrin, duket se tashmë kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre.

Spekulimet për ndarje kanë filluar fill pas publikimit të fotove të reperit të njohur me një vajzë që njihet për ngjashmërinë e saj me ish-gruan e tij Kim Kardashian.

Që nga ai moment, u vu re se Julia Fox nisi të bëjë ‘like’ postimet e themelueses së “SKIMS”.

Ndërkohë, së fundmi u përfol se Fox ishte duke qarë për ndarjen nga Kanye, duke iu referuar disa fotove të saj teksa udhëtonte në aeroport. Mirëpo ajo ka reaguar lidhur me këtë konstatim, duke ironizuar artikujt, e duke theksuar se nuk ishte duke qarë.

Ajo që u vu re ishte se në reagim, ajo në asnjë moment nuk e mohoi ndarjen nga artisti, duke na nënkuptuar konfirmimin e lajmit.

“ ‘Me lot në sy?!” Unë nuk kam qarë që nga viti 1997 dhe nuk do të qaja KURRË specifikisht për këtë gjë! Në fakt, kam qenë duke qeshur më shumë se kurrë këto kohë.

Të vetmit meshkuj që më interesojnë janë djali dhe babai im.”- shkroi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *