• |
ide | kryesore

Meta zbardh mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë: Nga evakuimi i shqiptarëve në Ukrainë në rast nevoje, tek garantimi i rezervave të shtetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua rreth zhvillimeve më të fundit në kufirin Ukrainë – Rusi, si dhe rreth pasojave të një përshkallëzimi të mëtejshëm nga një agresion i mundshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Presidenti Meta theksoi në mënyrë të veçantë domosdoshmërinë e evidentimit dhe mbajtjes së kontakteve me qytetarët shqiptarë me banim të përkohshëm në Ukrainë dhe mundësimin e evakuimit të tyre në rast nevoje, vijimin e reformave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, forcimin e kapaciteteve kundër sulmeve kibernetike, marrjen e masave për rritjen e sigurisë së infrastrukturës strategjike dhe garantimin e rezervave të shtetit për çdo rast, si dhe ndjekjen me vëmendje maksimale të zhvillimeve në rajonin tonë.

Presidenti Meta dhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare konfirmuan se, Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, si dhe nxit dialogun dhe rrugën paqësore për zgjidhjen e krizës aktuale.



3 Comments

  1. Po ç’garanci jep ti or koktul, po ti sjep as garanci qe do i japesh kenaqesi atij burrit qe ke ne krah, sonte!

  2. Por atë që nuk duhet t’i pranojnë demokratët për këto 22 vjet Sali Berishës, është pikërisht se falë tij, Durrësi ka 22 vjet që qeveriset nga socialistët. Ky është rekordi më i zi i Sali Berishës në politikë, pasi falë tij, qytetarët durrsakë, në shumicë të djathtë, kanë pranuar të votojnë socialistët dhe jo atë.

  3. E themi ne se nuk kemi shtet! Shikoni sa e bukur eshte tavolina vezake! Kjo eshte shteti realisht e mbas asaj foto e gjitha eshte mutsihane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *