• |
ide | kryesore

Kriza në Ukrainë, kancelari gjerman mbërrin në Moskë

-Instant, Lajme, Planet



Në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Moskë për të takuar Presidentin rus Vladimir Putin. Përpara takimit, ai mori pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave në Varrin e Ushtarit të Panjohur pranë Murit të Kremlinit.

Analistët thonë se veçanërisht nga Rusia,  Scholz duhet të përcjellë mesazh të qartë se perëndimi ka unitet dhe se nuk mund të përçahet.

Vizita e  Scholz në  Moskë është në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet e larta mes Kievit dhe Moskës, ndërsa zyrtarët perëndimorë të zbulimit paralajmërojnë se një sulm rus ndaj Ukrainës është gjithnjë e më i afërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *