• |
ide | kryesore

Në kërkim për laborator droge, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shtetas, i shpallur në kërkim nga policia e Lushnjes për krijimin e një “laboratori droge”, është kapur dhe arrestuar këtë të martë. Uniformat blu njoftojnë se kanë vënë në pranga 46-vjeçarin E. R., banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, kur iu zbulua laboratori që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, në një ndërtese në pronësi të tij.
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë i caktoi 46-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *