• |
ide | kryesore

Alec Baldwin paditet nga familja e kineastes

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur Alec Baldwin është paditur së fundmi për vrasjen e kineastes, Halina Hutchins gjatë xhirimeve të filmit Rust.

Bashkëshorti i saj , Matthew Hutchins ngriti një padi duke pretenduar se aktori vrau në mënyrë të pakujdesshme gruan e tij.Baldwin dhe të pandehurit akuzohen se ishin të vetëdijshëm se kishte probleme me sigurinë e armëve të zjarrit në xhirimet e filmit dhe nuk morën masa për të siguruar rregullat bazë. Ai gjithashtu pretendon se producentët injoruan shkeljet e sigurisë për të xhiruar sa më shpejt filmin.“Halina Hutchins e meritonte të jetonte. Të pandehurit kishin mundësinë për të parandaluar vdekjen e saj nëse do të kryenin detyrën e tyre dhe do të mbronin sigurinë e secilit person në grupin ku kishte armë. Ata injoruan pretendimet për shkelje të sigurisë,” thuhet në padi, duke kërkuar kompensim.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *