• |
ide | kryesore

Në Kamp Nou pa lojtarin më të mirë: Osimhen trondit Napolin, para playoff të Europa League

-Instant, Sport



Victor Osimhen e ka futur Spallettin në ankth, duke qenë se në stërvitjen e fundit, para nisjes për në Spanjë, sulmuesi nuk mori pjesë në seancën stërvitore të zhvilluar në Castel Volturno, duke alarmuar menjëherë stafin teknik. Nigeriani kishte pësuar një goditje të fortë në këmbë të martën në stërvitje dhe iu nënshtrua terapisë për t’u rikuperuar, por mbetet në rrezik për ndeshjen kundër blaugranave.

Në fund të fundit, prania në fushën e Osimhenit është thelbësore për Napolin si për fizikun ashtu edhe për kapacitetin realizues. E humbja e tij përsëri, pas ndalesës së gjatë për problemin në fytyrë, do të ishte një goditje e rëndë.

Për momentin nuk është ende e qartë shkalla e dëmtimit të pësuar nga sulmuesi nigerian, por stafi mjekësor i të kaltërve menjëherë iu fut punës për të zgjidhur problemin dhe për të rikuperuar shpejt lojtarin. Një situatë që nuk e lë aspak të qetë Spallettin përsa i përket, jo vetëm ndeshjes ndaj Barcelonës, por edhe angazhimeve të mëpasshme në kampionat ku Napoli është në garë për titullin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *