• |
ide | kryesore

U kap me drogë në bashkëpunim me një 63-vjeçar, arrestohet në Greqi këngëtari shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia greke ka arrestuar këngëtarin shqiptar Arian Begaj për posedim të lëndëve narkotike.

Një kilogram hashash, një pistoletë dhe katër karikatorë të mbushur me fishekë iu gjetën atij, së bashku me një 63-vjeçar grek.

Të arrestuarve u janë kapur dhe dy makina, dy peshore elektronike precize dhe katër celularë.

Mediat greke raportojnë se këngëtari shqiptar i muzikës popullore jetonte në Artemida të Atikës dhe kishte leje qëndrimi në Greqi.

Policia beson se dyshja është përgjegjese për trafikun e sasive më të mëdha të hashashit dhe kokainës në territorin grek, duke bërë edhe shpërndarjen e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *