• |
ide | kryesore

Bendtner rrëfen ditën e parë te Juventus: “Në banjë gjeta 12 lojtarë që pinin duhan”

-Instant, Sport



Si mund të befasohet dikush si Nicklas Bendtner? Danezi është i famshëm sepse në karrierën e tij nuk i ka munguar asgjë, mes eksperiencave në fushë (Arsenal dhe Juventus) dhe veseve jashtë fushës. Prandaj duhet diçka e jashtëzakonshme për ta lënë atë pa fjalë. Ashtu si ajo që i ndodhi në ditën e tij të parë te Juventus. Qendërsulmuesi mbërriti në Torino si huazim në sezonin 2012/13, ai nuk ishte protagonist por gjithsesi e jetoi epokën e Contes në maksimum. Dhe pak kohë më parë ai shpjegoi për BBC5 se momentet e para në dhomat e zhveshjes së Juventusit i bënë një përshtypje të veçantë…

“Nuk po arrija t’i gjeja djemtë, gjithçka ishte pak e çuditshme, veçanërisht sepse ishte dita ime e parë. Dhe më pas gjeta dhjetë a dymbëdhjetë lojtarë në banjë, duke pirë një kafe, duke biseduar, duke qendruar bashkë dhe duke pirë cigare. Ishte diçka e mrekullueshme dhe më bëri të mendoj se do të ishte një përvojë argëtuese.” Kurioziteti i intervistuesit ishte kaq i madh sa e pyeti danezin nëse, atëherë, te Juventusi mund të gjendeshe në banjë duke pirë duhan me Buffon apo Pirlon. “Po, dhe çfarë mund t’u thoshe dy të tillëve? Nëse shikon karrierën e tyre dhe çfarë profesionistësh të mëdhenj ishin, ishte diçka që më hapi sytë. Etika profesionale që tregonin në fushë dhe atmosfera në dhomat e zhveshjes ishin të mahnitshme, kështu që askush nuk e quante problem duhanin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *