• |
ide | kryesore

E akuzuar për mashtrim, apeli i Tiranës lë në burg noteren Rezarta Koçi

-Instant, Lajme, Të fundit



Noterja Rezarta Koçi do të vijojë të qëndrojë mbas hekurave. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit për punonjësen e drejteësisë e cila akuzohet për mashtrim dhe shpërdorim detyre. Ishin denoncimet e katër personave të ndryshëm për aktivitetin e kësaj notereje, ato që iniciuan hetimin e policisë.

Në përfundim, u zbulua se noterja mashtronte dhe vidhte paratë duke përdorur llogaritë e veta bankare për të bërë blerjet e pronave të ndryshme. Kështu, pasi noterizonte kalimin e një prone nga pala shitëse tek ajo blerëse ajo mbante paratë për vete ndërsa zvarriste pronarët duke i thënë se transferimi i parave në llogarinë e tyre do të bëhej në ditët në vijim.

Kujtojmë që të njëjtës notere i është vënë një sasi tritoli në makinën e saj “Range Rover” në muajin nëntor të vitit të kaluar, si paralajmërim për të kthyer shumat e përvetësuara në mënyrë ilegale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *