• |
ide | kryesore

Muxhahedinët e përfshirë në trafiqe? Reagon Policia e Shtetit: Nuk i kemi dërguar një raport të tillë ambasadës së SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarate ku sqaron se nuk ka një raport të dërguar prej saj në ambasadën e SHBA në Tiranë, ku flitet për përfshirje muxhahedinëve të strehuar në vendin tonë në trafikun e drogës dhe klandestinëve. Policia thotë se ky material i pretenduar është hedhur në qarkullim për dezinformim.

Më poshtë deklarata e plotë.

Lidhur me lajmin e publikuar në disa media, mbi një raport të Policisë së Shtetit, dërguar ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që aludon për përfshirjen e komunitetit të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, në trafikun e klandestinëve dhe të drogës, informojmë se:

Policia e Shtetit nuk i ka dërguar asnjë raport të tillë apo ndonjë tjetër të ngjashëm ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në të cilin flitet për implikimin e grupit MEK në trafikun e klandestinëve apo të droges

Policia e Shtetit sqaron se nga verifikimet e kryera rezulton që ky material është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit.

Duke vlerësuar rolin e medias në informimin e publikut dhe rritjen e transparencës, kërkojmë që në interes të mirinformimit dhe për të shmangur lajme që çojnë në dezinformim, të kontaktohet zyrtarisht Policia e Shtetit, para publikimit.

©LAPSI.al



1 Comment

  1. A do, te marre Shqiperia ndonje medalje per muxhahedinet, sikurse per krenarine tone Z. Rama e mori nga zonja Klinton nje te tille per mirepritjen e afganeve?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *