• |
ide | kryesore

Zbulohet data e publikimit të “Stranger Things 4”

-Instant, Paparazzi, Slider



Kompania ‘Netflix’ ka zbuluar së fundmi se “Stranger Things’ do të përfundojë me një sezon të pestë.

Përmes faqes zyrtare në ‘Twitter”, kompania postoi një deklaratë nga  krijuesit Matt dhe Ross Duffer të cilët treguan se së shpejti do të nisin xhirimet për sezonin e fundit. “Shtatë vjet më parë, ne planifikuam harkun e plotë të historisë për Stranger Things,Në atë kohë, ne parashikuam se historia do të zgjaste katër deri në pesë sezone. Doli shumë e madhe për t’u thënë në katër, por – siç do ta shihni vetë – ne tani po shkojmë drejt finales sonë”, u shprehën ata. Netflix gjithashtu njoftoi datën e premierës për sezonin e katërt të dramës fantastiko-shkencore i cili po ndahet në dy pjesë. “Vëllimi 1” i sezonit të katërt do të debutojë më 27 maj. Gjysma e dytë e sezonit të katërt do të debutojë më 1 korrik./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *