• |
ide | kryesore

Analiza e sondazhit për Durrësin/ Fiton Rama, Berisha shkatëron Bashën

-Instant, Kryesore, Lajme



Kandidatja e Edi Ramës për bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako, do të mundte ndjeshëm të dy PD-të e marra sëbashku, duke u renditur 5 pikë me shumë se Ardian Muka dhe Luan Hotit të marrë sëbashku. Sipas një sondazhi të MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 9-12 shkurt, 41% e votuesve durrsakë zgjedhin socialisten Emiriana Sako në krye të bashkisë, nëse zgjedhjet e 6 marsit do të mbaheshin sot.

Këto shifra konfirmojnë faktin se përçarja e opozitës e fryëmzuar nga Edi Rama dhe ekzekutuar nga Lulëzim Basha i kanë lënë një autostradë të hapur pushtetit për të qënë i padiskutueshëm edhe në qytetin bregdetar. Nga 1000 personat e pyetur për llogari të emisionit “Barometër” në Euroneës, kandidati i Shtëpisë së Lirisë (Ardian Muka ) do të merrte 24,9% Ndërsa kandidati i Bashës, Luan Hoti, vetëm 11,6%.

Barometri

Meqënëse gara pozitë – opozitë duket pothuajse e mbyllur, interesant është të shikohet një sfidë më e vogël, ajo e rangut të dytë që do ti tregojë publikut se kush është realisht shumicë në PD. Sipas sondazhit dkuket sikur as këtu durrsakët nuk kanë dilema, Ardian Muka i Berishës është mbi 13 % më lart se rivali i tij biznesmen Luan Hoti.

Kjo tendencë e garës së brendeshme në fraksione e partisë së djathtë duket edhe kur të anketuarit nuk pyeten për kandidatët lokalë që konkurojnë për bashkinë, por për liderët që ata i mbështesin.

Përballë dilemës nëse do të votonin më shumë një PD me kryetar Berishën apo me kryetar Bashën ata janë pa ekuivoke Tabela poshte). Më shumë qytetarë të Durrësit do votonin Partinë Demokratike nëse kryetar i saj do ishte Sali Berisha (29%), sesa po të ishte Lulzim Basha (14%). Katër në pesë (80%) votues të bashkisë Durrës nuk do e votonin Partinë Demokratike, në rast se kryetar është Lulzim Basha.

Edhe vetëm brenda votuesve të PD-së (pra jo gjithë qytetarëve) diferenca mes Berishës dhe Bashës është e ndjeshme. 67%  pëlqejnë të tarin kundrejt 33% për të dytin (poshte).

Pra sipas sondazhit të MRB dhe Data Centrum vërtetohen dy tendenca të qarta. Ajo se ndarja në dy fraksione e PD-së i ka hapur rrugën Ramës që më në fund ti fitojë zgjedhjet edhe pa pasur nevojën të blejë votat dhe të thërrasë në ndihmë bandat. Nga ana tjetër përgjegjës për këtë përçarje duket se demokratët kanë bërë Bashën i cili renditet dukshëm poshtë Berishës. Si rezultat edhe kandidati i tij, Luan Hoti renditet shumë më poshtë sesa Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë”. Pikërisht për këtë arsye qarqet pranë PD-së së vulës porositën me urgjenëcë një sondazh fantazëm që i nxirrte kandidatët e Bashës fitues në tre bashki, nga një kompani që dështoi me parashikimin e zgjedhjeve në Kosovë. Kjo manovër për të daravitur rezultatat shokuese nga Durrësi u botua edhe nga mediat pro qeveritare.

Ndodhi kështu sepse zgjedhjet e parakohshme në qytetin bregdetar dhe ato në pesë bashkitë e tjera, janë një test i mirë për të fotografuar gjendjen aktuale të vendit. Në të gjashtë bashkitë voton përafërsisht 18% e elektoratit shqiptar, ndërsa vetëm në Durrës shprehen me votën e tyre afro 100 mijë votues. 

©Lapsi.al 

 

 



15 Comments

  1. Shumica e sondazheve jane nje big bullshit.

    Por nese ka dicka te vertete, ngelet vetem me thene: Popull krric qe nuk do beje hajer asnjehere!

    Cfare pret nga pasardhesit e pellazgeve shartuar me otomane mjekerzinj! Akoma e dashurojne Ripjerdhjen mavi!

  2. kelyshi i serbise dhe sekretari i partise Salih Llumhonia eshte vetem nje i vdekur dhe i pakallur dhe nuk fiton dot asgje ,as me Lyl Sumen nuk fiton dot

    1. Qeke socialiste zonja Rita, nuk e shikon ca po i ben palla gjat popullit, nuk duhet te jemi me asnje parti po te pakten te ket opozit se ja kenaqet fiqt rames

  3. Me ket popull fiton edhe gomari, historia ka treguar se ky popull pjell lider surrugato te cilet kur marrin frenat ne dore i thon,…… ysh,ysh, dhe populli arratiset nga syt kembet, i vetmi aset qe nuk i vyshket eshte opinioni i tije per liderrat por harron veten e tije

  4. Lidhjet e Sali Berishës me familjen Osmani ishin më të herëshme. Në vitin 2002, mbesa e dytë e Sali Berishës pati nevojë për një ndërhyrje mjekësore të shtrenjte në Gjermani dhe ajo u mundësua në Hamburg aty ku vepron familja Osmani. Më pas lidhjet e tyre u forcuan dhe ata u bën garantët financiarë të fushatës elektorale të vitit 2005.

    Pas fitores së Partisë Demokratike lojërat e fatit u futën tërësisht nën kontrollin e këtij klani. Ata ishin shitësit kryesor ta makinave të lojërave të fatit për kazinotë e lagjeve që u hapën në çdo cep rruge ndërsa një rrejt i gjerë lojërash të fatit nën kujdestarin direkt të djalit të Sali Berishës

  5. Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për mbylljen e dosjes CEZ. Ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët kanë vulosur mbylljen e dosjes CEZ janë Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani, Medi Bici dhe Edmond Islamaj. Që të gjithë ishin emëruar nga Sali Berisha dhe PD-ja në këtë gjykatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *