• |
ide | kryesore

SHBA akuza Moskës: Rusia kërkon justifikim për të nisur sulmin

-Instant, Lajme, Planet



Rusia po përgatitet të sajojë një arsye për të pushtuar Ukrainën dhe për të nisur një sulm në ditët në vijim, thonë  zyrtarët e SHBA.

Të enjten presidenti, Joe Biden, tha se aksioni ushtarak mund të fillonte menjëherë, por theksoi se zgjidhja diplomatike është ende në tryezë.

Zyrtari i tij i lartë i politikës së jashtme renditi më vonë disa mënyra se si Moska mund të justifikonte një pushtim. Rusia tha se pretendimet ishin “të pabaza” dhe akuzoi SHBA-në për nxitje të tensioneve.

Ajo ka mohuar vazhdimisht çdo plan për të pushtuar fqinjin e saj perëndimor. Moska këmbëngul se po i largon trupat nga kufiri ukrainas, por ky pretendim është kundërshtuar ashpër nga fuqitë perëndimore, shkruan BBC.

“Ne kemi arsye të besojmë se ata po përfshihen në një operacion të rremë për të pasur një justifikim për të hyrë në Ukrainë”, u  tha Biden gazetarëve.

Një flamur i rremë është një sulm i sajuar që një vend organizon kundër interesave të tij për të justifikuar një hakmarrje. Shtetet e Bashkuara kanë thënë prej javësh se një keq drejtim i tillë është pjesë e planeve të Rusisë.



1 Comment

  1. Rruget e zgjilljeve jan dy 1 e drejta haku duke e pranuar dhe dhen shembullin sejcila pal e para.2 sipas i nteresit me vija etnike e planifikuar shum vite me par.pushto shppopullo dhe fut popullsin tende duke filluar ngA palestina ne lindjen e mesme ballkan evrop dhe lindjen e larget.keto politika u projektuan nga nje grup i vogel interesi shum vite me par. Te shoqeruara me gjith organizimin e sistemit jetes dhe mardhenjeve ne zhvillim.dhe kjo duket se po zhvllohet mbrohet dhe zbatohet.zhvillimi sipas interesit ku interesi nje pale per dicka behet padrejtesi per palet tjera tashme fjales padrejtesi me fakte iu plotsun kuptimet mashtrim maniplim gjenocid terror luft shkatrrim kosto ekstrem dhe permbysje interesi.kjo eshte konkurenca interesit nje rrug problemesh pa zgjillje qe tashme po prek fundin sfidues me hir ose pa hir nga njeri tjetri te fuqishmit .por jo pa rrugdalje jo po shpetim me nje port te sigurt te hapur nga Zoti Botnave e verteta drejta haku pershtatja me te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *