• |
ide | kryesore

Identifikohen mbi 200 raste të reja të reja me Covid-19 në Kosovë, shënohen edhe 8 viktima

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka përditësuar shifrat e të infektuarve me koronavirus. Nga njoftimi zyrtar mësohet se tetë pacientë kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar 249 raste të reja nga 804 testime të kryera në total.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në të gjithë vendin janë 5,073 raste aktive me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,129 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 216,794 prej fillimit të pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *