• |
ide | kryesore

Mourinho në emergjencë, ‘shpëtimi’ në mbrojtje është Kumbulla: “Kemi 9 mungesa, por Zaniolo nuk ka Covid”

-Instant, Sport



Në Romën që po përgatitet të sfidojë Veronën në kampionat, është një emergjencë e plotë. Shoqëria komunikoi pozitivitetin me Covid të katër lojtarëve, të cilët, të paktën sipas fjalëve të Mourinhos, duhet t’i shtohen dëmtimet e El Shaaraëyt dhe Zaniolos: “Zaniolo nuk është pozitiv – komentoi trajneri i Romës në konferencë –. Do të vlerësojmë gjendjen e tij sot në mëngjes”. Momenti për Romën nuk është ai më i thjeshti: “Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Veronës, edhe sepse kemi nëntë mungesa”.

Roma duhet të bëjë pa të skualifikuarit Ibanez dhe Mancini në mbrojtje, por numri i të padisponueshëm për ndeshjen ndaj Veronës është më i madh: “Kemi përballë një ekip që ka cilësi dhe përvojë, me një trajner të ri që ndiqet nga djemtë e tij. Kemi shumë mungesa – kujton Mourinho – por kemi njerëzit tanë në stadium që do të na ndihmojnë”.

Heshtja e pronarëve verdhekuq në javët e fundit ka përçarë tifozët e Romës: “Unë jam inteligjent dhe i respektoj pronarët, nuk mund të them asgjë në parim kundër pronarëve – përsëriti Mourinho – Kam respekt personal dhe profesional për ta, ne flasim shumë dhe nuk do t’i them publikisht mendimet e mia.”

Me kaq shumë mungesa, Mourinho do të fokusohet në kualitetin e Abraham: “Ai po bën mirë, por mund të bëjë më mirë për veten dhe për ekipin, por edhe anasjelltas. Ai ka potencial për të bërë edhe më mirë se kaq. Ditë pas dite e vlerësoj organikën dhe jo të gjithë lojtarët bëjnë një sezon të plotë në nivele të larta”.

Në mesjavë u luajt edhe Liga e Kampionëve, që Special One e anashkalon me elegancë: “Unë jam i privilegjuar, kam jetuar shumë ndeshje në Champions League, nuk mund të qahem. Sot nuk ka ekipe të mëdha në Champions League”.



1 Comment

  1. Murinho nuk e permned askund Kumbullen; por siç duket shkruesi i lajmit do jete keshilltari i trajnerit dhe per modesti nuk na e thote! Tungtyte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *