• |
ide | kryesore

Prezantohet kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Durrësin/ Berisha-demokratëve: Mos çoni asnjë votë për logon e konfiskuar të PD

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në mbështetje të kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Durrës, Ardian Muka. Teksa fliste përpara demokratëve, ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje të mos votojnë Partinë Demokratike, duke theksuar se çdo votë për këtë logo shkon për Ramën.

Këtë të shtunë, në ditën kur u hap zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme, Berisha i bëri thirrje qytetarëve të ndahen nga regjimi i Edi Ramës, por edhe të largohen nga liderat e dobët që shkojnë nga humbja në humbje, duke iu referur Bashës.  Berisha tha se demokratët duhet të votojnë për kandidatin e vërtetë të PD, atë të Shtëpisë së Lirisë.

“Ju bëj thirrje asnjë votë për logon e konfiskuar të Partisë Demokratike se Edi Rama ia dha me polici. Çdo votë është e humbur për Partinë Demokratike. Çfarë lideri është Lulzim Brava.Çdo njeri të pyesësh të thotë është lider i dobët. 4 humbje njëra pas tjetrës. Ai bën pazare për veten e tij dhe jo për interesat tuaja. A mundet të votohet ky njeri që kalon nga humbje në humbje. Është mëkat t’u kërkosh të tjerëve votën, tha Berisha.



9 Comments

  1. Partia demokratike humbi zgjedhjet në vitin 2013, pikrërisht nga fakti se kishte bërë aleancë me partinë e “dridhe Likes”.
    E si mund të pretendojë Berisha që “demokratët” e tij të fitojnë zgjedhjet nën logon e “Shtëpisë së Ilirit” ?

  2. Vetëm një muaj më vonë do të zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste, ku nuk kishte më shumë se dy muaj kur u krijua nën kontrollin e Alisë “krahu opozitar politik”, Partia Demokratike dhe Partia Republikane.

    Në rrëfimin e fakteve rreth rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, historiania ruse thotë se dy partitë opozitare, nuk ishin madje dakord me vendimin e Ramiz Alisë.

  3. Hajde merre vesh. Sala qe u ben thirrje njerezve te mos votojn per PD Po te votojn per Like floririn. Ca thiatro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *