• |
ide | kryesore

Sërish rënie/ Regjistrohen 260 raste të reja me Covid-19 dhe 5 viktima në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë ka reflektua rënie. Kësisoj, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 260 raste të reja nga 2,016  testime të kryera. Ndërkohë janë shënuar 5 viktima për shkak të koronavirusit, konkretisht tre qytetarë nga Tirana 72-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 80 vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 92 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, tre qytetarë nga Tirana 72-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 80 vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 92 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,798 që nga fillimi i epidemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *