• |
ide | kryesore

Tetë pikë më pak se Pirlo, – 16 nga Sarri: bilanci i trishtë i Juventusit të Allegrit

-Instant, Sport



8 Mars 2020: Juventusi, në javën e 26 të ndeshjes, mposhti qartë Interin dhe ruajti kreun e tabelës në kuotën e 63 pikëve. Një vit më vonë, në të njëjtën ditë, ata mundën Lazion 3-1 dhe ishin të tretët, pas zikaltërve dhe Milanit, me 55 pikë. Në sezonin aktual, me barazimin në derbin e datës 26, pikët janë 47 në një renditje që i sheh bardhezinjtë në vendin e katërt pas tre skuadrave. Minus tetë dhe minus gjashtëmbëdhjetë është krahasimi i trishtë me të kaluarën e afërt, me të cilën duhet të përballet Max Allegri.

Trajnerët, në dy sezonet para këtij aktual, ishin Sarri dhe Pirlo. I pari fitoi kampionatin e fundit të Juventusit, përpara se të shkarkohej për mosintegrimin e tij në një sistem që e refuzoi që në ditën e parë të mbërritjes, i dyti u përplas në një pankinë prestigjioze pa asnjë përvojë të mëparshme si trajner, përpara se të mohohej pas vetëm një sezoni. E sa mirë që ishin dy teknikë të “projekteve”. Siç ndodh shpesh në këto raste, nis restaurimi. E atëherë, hapësirë për të kaluarën dhe për trajnerin e shumë fitoreve, ato nga viti 2014 deri në 2019. Max Allegri është një nga trajnerët më të mirë në botë në menaxhimin e grupit dhe në aftësinë për t’i bërë lojtarët e mëdhenj të shprehen sa më miri. Liri taktike dhe hapësirë për imagjinatën e kampionëve.

Problemi vjen kur kampionë nuk ka, ose janë në rënie, ose janë të pakët. Në atë pikë duhet të jetë organizimi që i jep forcë grupit. Një organizim që vështirë se shihet në Juventusin e sotëm. Futbolli ka ndryshuar, e parimet e sakta dhe të përbashkëta janë mënyra e vetme për të menaxhuar ndeshjet dhe është e kjo vlen për skuadrat e vogla dhe të mëdha. Tani duhet arritur, në një mënyrë apo tjetër, Liga e Kampionëve e ardhshme, si dhe të përpiqet të shkojë sa më larg që të jetë e mundur në atë aktuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *