• |
ide | kryesore

Champions, Tuchel i del në krah Lukakut: “Shumë sulmues këtu e kanë patur të vështirë”

-Instant, Sport



Në shtëpinë e Chelsea vazhdon të krijojë diskutime momenti i keq i Romelu Lukakut, edhe në prag të ndeshjes së parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Lille: “Ka një histori sulmuesish që e kanë patur të vështirë te Chelsea, nuk është vendi më i lehtë në botë për ta – tha trajneri i Bluve Thomas Tuchel në një konferencë për shtyp -. Çfarë mund të bëj për këtë? Nuk e di.”

Kanë bërë bujë në fakt statistikat për ndeshjen e fundit të Premier League, kundër Crystal Palace, ku sulmuesi belg preku vetëm 7 topa, përfshirë edhe atë të nisjes së lojës: “Të dhënat flasin vetë, ndaj është evidente se ai nuk ka qenë i përfshirë në lojë – pranoi Tuchel – Ndonjëherë është kështu, sulmuesit humbasin besimin në vetvete nëse vuajnë për të gjetur hapësira dhe për t’u përfshirë në lojë kundër një ekipi mbrojtës”.

Trajneri sidoqoftë ka dashur të mbrojë numrin e tij 9: “Natyrisht nuk është ajo çfarë duam ne apo ajo që dëshiron Romelu, por nuk është as koha për të qeshur dhe për të bërë batuta mbi të. Ai është në qendër të vëmendjes dhe ne do ta mbrojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *