• |
ide | kryesore

Media serbe zbulojnë ‘skenarët’ e përfshirjes së Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës në NATO

-Instant, Lajme, Të fundit



Mjaftoi alarmi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për mundësinë që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, që mediat serbe të spekulojnë për një opsion të tillë. Sipas mediave në Beograd, perëndimi po harton një plan që Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën t’i shtyjnë drejt NATO-s, përcjell Gazeta Express. Sipas informacioneve jozyrtare, hyrja e Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës në NATO do të bëhej nëpërmjet dy hapave kyç, shkruajnë mediat serbe. E para, sipas tyre, është ndryshimi i sistemit të vendimmarrjes në vetë aleancën, pasi tashmë është në fuqi parimi i marrjes së vendimeve me konsensus të shteteve anëtare. Miratimi i një mekanizmi vendimmarrës me një shumicë të thjeshtë ose me dy të tretat do t’i hiqte pengesat për të vënë Kosovën, nën ombrellën e sigurisë së NATO-s, shkruan Novosti.

Hapi tjetër në Serbi besohet se do të jetë shtyrja e Bosnjes drejt NATO-s.

“Opozita e serbëve do të amortizohej nga ndryshimi i qeverisë në Republika Srpska në zgjedhjet në BeH që priten në tetor dhe ardhja e atyre që janë properëndimorë dhe të orientuar drejt NATO-s në poste kyçe”, shkruajnë mediat serbe./Express

 



2 Comments

  1. Po mir a mendoni se do tjua len ne dore juve o kriminel te beni gjenocid si me par ate enderr sdo ta shikoni me.o te paull se mbetet dit nat duke par tjeret dhe vetn asnjeher shikoni punen djersen tuaj se e huaja tashme ju ka len ne rrug

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *