• |
ide | kryesore

Njohja e pavarësisë së rajoneve separatiste në Rusi, Shqipëria dënonon vendimin e Putin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas vendimit të Vladimir Putin për të njohur pavarësinë e rajonit të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore, kanë nisur reagimet e para ndërkombëtare kundër këtij vendimi. Mes tyre është renditur edhe Shqipëria. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë një deklaratë të shkurtër. 

“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e MPJ. 

Vendimi i Vladimir Putin është praktikisht një shpallje lufte ndaj Ukrainës dhe vendosmëri për t’i shkuar pushtimit të këtij shteti deri në fund.  ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Politika shqiptare duhet te jete e kujdesshme me deklaratat e saj. Politika shqiptare nuk mund te kete dy standarte per te njejten fenomen. Te mos haroj se ne luften qe u be ne Maqedoni midis shqiptareve e Maqedonasve Ukraina qe ne krah te Maqedonise dhe e furnizoi me arme. Gjithashtu Rusia eshte ne krah te Serbise.

  2. Kjor ka nje problematik .te gjith arsyetojne germojn dhe e verteta del.token e krijoj ZotiMallerishem Gjitha krijesat ne te universin .Te drejtat dhe te gjith bota tashme do te dije ti ndaj dhe kerkoje te drejtat hakun ne pergjithesi nga interesi qe kan nje grup njerzor per ti humbur ato padyshim ky moment ka ardh .e drejta ime eshte haku im rrisku im ma dha Zoti dhe askush tjeter tjeret ne menyr te ndersjellt duhet ta rrespektojne.kjo tem tashme do ndahet zgjillet se eshte interesi shumices njerzore.dhe pastaj te gjith kufizohen brenda saj teorit tjera tashme kan deshtuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *