• |
ide | kryesore

Takoi Arben Krajën, PS çon në SPAK Jorida Tabakun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kanë kallëzuar penalisht në SPAK kryetaren e këtij komisioni, Jorida Tabakun.

Ishte deputetja socialiste, Ermonela Felaj, e cila tha në nisje të mbledhjes së Komisionit për Inceneratorët se anëtarët e PS në këtë komision kanë kallëzuar në SPAK Tabakun, pasi kjo e fundit ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja, pa u mandatuar nga komisioni përkatës.

“Transparenca po vendos një presion pozitiv mbi SPAK për të vepruar sa më shpejt, sepse provat dhe faktet për abuzimet janë të qarta. Besoj se deri në fund të këtij procesi, të paktën në emër të PD, do e bëjmë këtë detyrë me integritet.” – u shpreh Jorida Tabaku.

Ermonela Felaj iu përgjigj si më poshtë.

“Ju keni shkuar pranë SPAK si kryetare e këtij komisioni, pa qenë e mandatuar nga ky komision. Ndaj, veprimi juaj është në kundërshtim të hapur me ligjin, që ju detyrojnë juve të mos ndërmerrni asnjë tagër që nuk ua jep ky komision. Për këtë arsye, ne anëtarët e mazhorancës në këtë komision kemi vendosur të drejtojmë një kallëzim penal në SPAK për Jorida Tabakun, për dy vepra penale, për ushtrimin e ndikimin e paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë veprime publike, dhe shpërdorim detyre. Ky veprim është kryer me dashje dhe me qëllimin për të fituar kredo politike nga Tabaku. Sipas deklarimeve publike të së kallëzuarës, rezulton ta ketë nxitur SPAK të veprojë sipas partisë që ajo disponon.” – u shpreh deputetja.



1 Comment

  1. Lufta brenda lloit vazhdon te gjitha po dalin takimet e lal pleut me lul braven e tato palln perse nuk eshte ne list irfani i news 24 apo blushi per tu pyetur . Kjo ka dhe detyrimin ti ,ja kthei lal pleut nderein e lejeve te ndertimit
    Megjithat me mir gjysm se fare kokat hngshin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *