• |
ide | kryesore

Video/ Super gol i Manajt, por Spezia përmbyset nga Arnautovic: Bologna rigjen fitoren

-Instant, Sport, Video



Ndeshja e fundit e javës së 26 të Serie A pa Bolonjën të përmbysë 2-1 Spezian në Dall’Ara. Skuadra e Thiago Mottas kaloi në avantazh në minutën e 11 me një goditje me kokë të sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë Rey Manaj, por Arnautovic barazoi rezultatin në minutën e 42 me një goditje të saktë me të majtën. Disa raste për Orsolinin në pjesën e dytë, përpara se vetë sulmuesi austriak të shënonte golin vendimtar 6 minuta nga fundi, duke i dhënë mundësinë Mihajlovic të festojë për herë të parë në vitin 2022.

Një Bolonja e bukur për tu parë rigjeti fitoren (i mungonte nga 22 dhjetori 2021, një sukses në fushën e Sassuolos), duke përmbysur golin fillestar të Manajt me dygolëshin e qendërsulmuesit austriak. Verdikti në “Dall’Ara” është shumë i drejtë: pasi kaloi në fillim në disavantazh, Bolonja mori përsipër lojën dhe, pas barazimit të Arnautovic në fund të pjesës së parë, e detyroi Spezian të mbrohej gjithmonë e më shumë në pjesën e dytë. Deri në golin vendimtar të qendërsulmuesit austriak, që erdhi pas krosimit të përpiktë të Sansones. Emilianët ofruan një paraqitje bindëse: Arnautovic një lider, por shkëndija të mira dhanë edhe Barroë dhe Orsolini të ringjallur, me Schouten që dhuroi substancë të madhe në mesin e fushës. Një hap prapa për Spezian, jo shumë e kthjellët përpara (përveç 10′ minutave të para) dhe e cënueshme prapa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *