• |
ide | kryesore

Ukraina vlerëson mundësinë e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Rusinë

-Instant, Lajme, Planet



Pas njohjes së pavarësisë së rajoneve të Luhanskut dhe Donbasit, Ukraina njofton se po vlerëson mundësinë e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.

Lajmi u dha nga presidenti Zelensky gjatë një konference për shtyp me homologun estonez, ku tha se i ka ardhur një kërkesë nga Ministria e Jashtme për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.

Gjithashtu, Zelensky shtoi se vendet partnere nuk duhet të vonohen më shumë me vendosjen e sanksioneve kundër Moskës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *