• |
ide | kryesore

Juventus nuk gjen paqe: pas McKennie dëmtohet edhe Kaio Jorge

-Instant, Sport



Nuk ka asnjë moment qetësie në infermierinë e Juventus. Listës së gjatë të të dëmtuarve, që nis nga Chiesa dhe arrin te Dybala nëpërmjet Ruganit dhe Alex Sandros, të martën në mbrëmje i është shtuar edhe emri i Weston McKennie, por, fatkeqësisht për Allegrin, amerikani nuk është më i fundit në listë. Pasdite në fakt ka mbetur i dëmtuar edhe Kaio Jorge. Jashtë listës së UEFA-s dhe i pa grumbulluar për ndeshjen e Champions League kundër Villarrealit, braziliani ishte i impenjuar me U-23 në ndeshjen e Serisë C në fushën e Pro Patrias.

Në minutën e 23 të pjesës së parë, sulmuesi i Juventusit u rrëzua në fushë, duke prekur gjurin e djathtë dhe kërkoi mënjeherë ndërhyrjen e mjekëve. Pas ndihmës së parë, Kaio Jorge doli i përlotur dhe me barrelë, shenjë se mund të jetë diçka e rëndë. Një tjetër lajm i keq për Juventusin, i cili rrezikon të copëtohet në kulmin e sezonit, si në Europë ashtu edhe në kampionat.

Sa i përket McKennie, mesfushori sulmues iu nënshtrua kontrolleve të mëtejshme në J Medical pas kthimit të tij nga Spanja. Diagnoza e parë ishte një frakturë e metatarsit të dytë dhe të tretë të këmbës së majtë, me një ndalesë që pritet të zgjasë rreth dy muaj. Praktikisht mund të kthehet në kohë për finalen e sezonit. Për Empolin, ndërkohë, duhet të kthehen në dispozicion Chiellini e Bernardeschi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *