• |
ide | kryesore

Rama kapet edhe me gazetarët pas komisionit kur i përmendin Lefter Kokën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministrit Edi Rama nuk i ka pëlqyer një pyetje e një gazetari pas seancës 10 orëshe në komisionin për inceneratorët. Ai e pyeti se meqë deklaroi se ishte krenar për punën me ish-ministrin Koka a do ta merrte këshilltar atë më vonë, por Rama tha se kjo ishte ironi që nuk mund ta pranonte.

“Bëni mirë të mos imitoni shembujt më të këqij. Unë ndalova për respekt. Këto ironi unë nuk i lejoj. Kjo nuk është mirë. Kjo nuk është kulturë gazetarie dhe nuk është etikë. Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh është djallëzore” – tha Rama me ton.

I pyetur se si u ndje që u rikthye të dëshmojë në një komision hetimor pas atij të shumë viteve më parë në komisionin “Olldashi” Rama tha se “nga pyetja e parë në komision hetimor ka kaluar shumë kohë. Ka ndryshuar një gjeneratë aty dhe ata kanë mbetur po ata” duke iu referuar opozitës.

Rama tha se Jorida Tabakun do të takohet në gjykatë sapo të mbarojë hetimi i SPAK pasi për të është e papranueshme etiketimi si “grup i strukturuar kriminal”.

“Zonja Tabaku është recidiviste për shpifje do takohemi në gjykatë. Nuk ndodh që një politikan, një politikane të angazhohet me publikun për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal. Kur të mbarojë i gjithë hetimi i SPAK atëherë do të shkojmë në gjykatë” – tha Rama që këmbënguli se opozita nuk e faktoi dot akuzën e shpërdorimit të 430 milionë eurove.

“Nuk kanë çfarë të shpjegojnë ata për 430 milion eurot sepse ajo nuk ekziston. Është një vlerë për të paguar deri në vitin 2047 kur unë do ta kem mbyllur jetën time politike. Kjo u pranua edhe nga zonja Tabaku kur tha se nuk mund të koncesioni të ardhmen. Është e gjitha një farsë për të baltosur për të bërë atë që kanë bërë gjithomë.

Përsa i takon hetimit nga SPAK dhe dyshimeve për korrupsion është një linjë krejt tjetër që kja të bëjë me përgjegjësi individuale se pas shpinës së qeveris, pas sjhpinës së publikut ka bërë padrejtësi. Për këtë kemi bërë reformën në drejktësi. Ministrat kanë punën e tyre, drtejtësia ka punën e saj. ndaj po i ndajmë gjërat edhe pse do të kërkojë pak kohë, por do të vijë.

Le të më thotë kush e ka menduar deri para pak vitesh që do të kishim ministra të akuzuar dhe të dënuar me burg. Janë shenjat e para që të një transformimi që do të kërkojë kohë. Këtu nuk nuk ka pasur kohë që në gjykata të jepet drejtësi.

Pse e vonuam sqarimin për inceneratorët? Prita të mbaronte Big Brother. Mirupafshim” – e mbylli Rama. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Priti te mbaronte big brother!
    Big brother ne shqiperi ka qe ne 1945 dhe nuk ka per te mbaruar kurre.
    Ka kush kujdeset per te.

  2. Shefi I ishullit te qefit i mbrojti mire kodoshet e patinuat dhe Delinat dele !!! Sonte e meritojne nje feste per shefin qe u lodh sot !!Madame Madewell po zgjedh ke do ti coje qe ta relaksojne sa me shpejt .Ajo vete I ben mazazhin e kembeve duke ja futur me gjoksin e saj,punet i ka ndare se eshte organizuese shume e mire👠🍸🥂🍷

  3. Akuza per organizate kriminale nuk eshte shpifje o rrote kari! Akuza eshte vleresim normativ mbi faktet si kur e bejne organet perkatese ashtu dhe kur e bejne individet. Ndryshimi eshte qe ne rastin e individeve perdorim i nje artifice gjuhesore te zhargonit penal behet me qellimin thjesht per ta ofenduar apo turperuar tjetrin. Maksimumi e padit per fyerje, e jo per shpifje. Dhe quhet padi e jo kallezim sic te degjova ta quaje ne komision o kryeministri jone rrot kari !

  4. I ka rrahur grate I ka quajtur kurva eshte tallur e te tjera keto si quhen? thotë:

    Ky quhet bullizem!!!!thote kryehajduti!!!! Haaaaha🤭😂🤣

  5. popull legen , duhet ti fusni prasin ne brimen e bythes ketije legeni , revolucion ndryshe je qiu te gjitheve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *