• |
ide | kryesore

Rusia largon ambasadën nga Kievi, Ukrania shpall gjendjen e jashtëzakonshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rusia ka zhvendosur tashmë gati 100% të trupave të cilat janë vënë në pozicione të gatshme për pushtimin e Ukrainës. Deklarata vjen nga një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Zyrtari nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse trupa shtesë ishin zhvendosur edhe në zonën e Donbas.

“Ata janë tashmë gati të nisen dhe vetëm po presin urdhrin për të nisur luftën” – tha zyrtari i lartë amerikan për 150 mijë trupat ruse që ndodhen në kufijtë e Ukrainës.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë “aq sa të munden për aq kohë sa të munden” për të monitoruar aktivitetin e trupave ruse nga hapësira ajrore.

Parlamenti i Ukrainës votoi para pak çastesh miratimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Dekreti nis më 24 shkurt dhe do të zgjasë 30 ditë.

Rusia ndërkohë ka nisur evakuimin e ambasadës së saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass, Moska po largon të gjithë trupën e saj diplomatike në Ukrainë pas shpalljes së një plani për evakuim.

Ambasada ruse në Kiev
Ambasada ruse në Kiev

Prej pasdites së të mërkurës flamuri rus nuk valëvitet më në ambasadën e Kievit. Policia ukrainase ka rrethuar ndërtesën. ©LAPSI.alPolice officers and members of the Ukrainian National Guard outside the Russian embassy in Kyiv



2 Comments

  1. Nese evropa amerika pranojn ukrahinen ne nato .dhe pergjigjen ne unitet rusija deshton si me pashalimanin shqiptar dhe iken mbrapsht .shpetohet njerzimi nese evropa hesht heshja i jep te drejt rusis dhe rusija ii merr gjith me rrall .dy anet jan shah mat por fiton vetem njera trimerija urtesija dhe haku

    1. Kan te drejt te mblillet okb dhe bien dakor te votohet me shumic votash pAqeruajtes ne ukrahin .per shpetimin e nje kombi.nga nje gjenocid i panevojshem. Dhe negociatat duhet vazhdojn deri ne ndarjen e te drejtave.dhe pranimi ne nato vjen me leht nga ai zhvillim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *