• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mbyllet me sherr pas 10 orësh dëshmia e Ramës në Komisionin për Inceneratorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfundon pas 10 orësh seanca maratonë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ku ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit kryeministri Edi Rama.

Seanca është shoqëruar me debate të shumta, akuza e kundërakuza mes anëtarëve të komisionit dhe kryeministrit Rama.

Nuk kanë munguar debatet edhe në minutat e fundit mes Ramës kryetares Tabaku.

DEBATI

Tabaku: Ky Komisionin ka vijuar punën me seriozitet këto katër muaj. Si ka mundësi që çdo koncension të dyshimtë e mbroni me të gjitha atributet që ju jep posti i kryeministrit. Si ka mundësi që sulmi që keni përdorur edhe ndaj zonjave të opozitës dhe të opozitës dhe nuk ngrini pikëpyetje që ndoshta faji mund të jenë edhe në anën tjetër. Si ka mundësi që hija e dyshimit është vetëm tek ne edhe pse kemi këto tre kontrata dhe këto tre persona në kërkim.

Rama: Ju duhet të ballafaqoheni seriozisht…Koncensioni i Tiranës është investim privat , asnjë lek nga buxheti i shtetit.. Paguhet çdo njësi që çdo mbetjet atje. Nuk është 100 mln, por 86.9 i gjithë totali i parave që janë shpenzuar. Nëse ka pasur shkelje apo korrupsion janë çështje e SPAK,. Zonja Tabaku si është e mundur që angazhimin prej 360.6 mln që ka marrë shteti shqiptar deri në 2047 për të vijuar të bëjë këto pagesa…Tirana, Vora, Durrësi, Kavaja të çojnë plehra atje…Me ça teorie e konsideroni angazhimin deri në 2047 një vjedhje 430 mnl dhe ja keni bërë shqiptarëve sikur u janë marrë atyre? Këto janë para që nuk i janë marrë askujt. Këtë më thoni ju mua…?Si ka mundësi që një person si ju të angazhohet në këtë lemeri që është analfabetizëm politik…?

Tabaku: Nëse unë dhe PD paskemi këtë super propangandë dhe këto 430 mln euro nuk janë të sakta, nuk di çfarë të them. Përveç të sotmes ke koncensionuar edhe të ardhmen.

Rama: Ju jeni si parti një turp aritmetik…

(Flasin të dy njëkohësisht)

Tabaku: Mbyllet mbledhja!



8 Comments

  1. pirdhni pirdhni.
    Ai jo vetem qe i perballoi , por dhe i injoroi, i turperoi.
    Pak rendesi ka nese ka vjedhur apo jo, ai sot siguroi ata socialiste qe kishin filluar te lekundeshin ne besimin tek ai . Ai ju tregoi me shume mjeshteri , qarte dhe thjeshte votuesve te tij qe ”’ ato qe degjoni larte e poshte jane genjeshtra, se e vertetea nuk eshte ashtu sic thone ata. ””
    Ai i risiguroi votat e elektoratit te majte qe zakonisht voton per te. Kaq i mjaftojne atij , per te mbajtur rezervuarin e votave te majta ne te njejtin nive. Pa rrjedhje.
    Ne te gjithe boten keto lloj komisjonesh hetimore behen vetem per propagande politike, dhe fushate elektorale.
    I vuri perpara si delet .

    1. Rezultat nuk ka në fakt as ja vlen fare ti japësh fushën ramës që të shfajësohet dhe të heqë përgjegjësinë nga vetja

      Tabaku ….vari qillon… as ja vlen fare me e përmend… në shërbim të.ramës 200.%

  2. Epshtejni kishte ishull avion me Delina kishte miq ne shkallen me te larte kishte Madamem qe ja regullonte punet ne ishull dhe me tej I kishte hypur vetja kaq me qef dhe pelqente veten e tij sa kerkonte te kllononin !!Perfundimi miqte e shiten “vari veten Po ashtu dhe miku I ngushte I tij Madama Po pret fundin e ngujuar gjithe frike!!!Po shefi I ishullit te qefit dhe Madames se tij me kodoshat rrotull?????

  3. Epshtejni kishte ishull avion me Delina kishte miq ne shkallen me te larte kishte Madamem qe ja regullonte punet ne ishull dhe me tej I kishte hypur vetja kaq me qef dhe pelqente veten e tij sa kerkonte te kllononin !!Perfundimi miqte e shiten “vari veten Po ashtu dhe miku I ngushte I tij Madama Po pret fundin e ngujuar gjithe frike!!!Po shefi I ishullit te qefit dhe Madames se tij me kodoshat rrotull?????

  4. Justifikimi i vetem i Rames, qe e perdori si argument pafajesie, ishte se nuk u ka dhene hajduteve 430 million nga buxheti i shtetit, pasi kjo shume perfshin plehrat e 4 rretheve deri me 2047.
    Askush nuk e pyeti Kryeminstrin se perse eshte dhene kontrate me shtetin per 30 vjet, duke ju siguruar nje grushti hajdutesh jeten e luksit dhe pasuri ne kurriz te shqiptareve, te cileve u ka hedhur lakun ne fut per dekada pas tij dhe brezat qe vijne.
    Pervec borxhit te jashte gti fundoses, borxhit te brendeshem, PPP-ve dhe koncesioneve, Rama ka vjedhur te ardhmen e shqiptareve.
    Ndryshe nga pushtimi rus ne Ukraine, ne jemi tashme te pushtuarit heshturazi e me nje tjeter arme, ate ekonomike. Putii yne nuk eshte me pak i rrezikshem.

    1. O i paymer.
      Shiko nje cike koncesjonet e me parshme. Jane te gjitha mbi 30 vite. Eshte normale per nje koncesion nje jetegjatesi prej 35-50 vitesh,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *