• |
ide | kryesore

Federata italiane heton plusvalencat: kontestohen operacione për 60 milionë euro ndaj Juventus, e 19 ndaj Napolit

-Instant, Sport



Inspektorët e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) kanë mbyllur hetimet për fitimet kapitale, të konsideruara false, të disa klubeve italiane pas ndërhyrjes në Covisoc. Një hetim tjetër, pa lidhje me atë të Prokurorisë, që punon për kontabilitet të rremë, por që përfshin të njëjtat klube. Sipas asaj që ka zbuluar “La Stampa”, janë disa transaksione të kontestuara vitet e fundit, në total prej dhjetëra e dhjetëra milionë eurosh.

Në një dosje prej 60 faqesh flitet për “transaksione të karakterizuara nga një mbivlerësim sistematik i konsideratës për shitjen e të drejtave të përfaqësimit të lojtarëve dhe një korrespodencë po aq sistematike në kompensimin e konsiderueshëm financiar midis vlerave që u atribuohen nga shoqëritë të drejtave të shkëmbyera”.

Ndër klubet kryesore të përfshira janë Juventusi dhe Napoli. Shoqërisë bardhezi i kontestohen 35 transaksione për një total prej 60.3 milionë euro fiktive nga viti 2019 deri në vitin 2021, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, 8 milionë për Aké dhe 20 milionë për Auderon, ndërsa operacionet e Arthur-Pjanic dhe Danilo-Cancelo janë përjashtuar.

Sa i përket klubit të kaltër, janë 19.3 milionë të diskutueshëm dhe që lidhen me transferimin e Osimhen nga Lille për 71.2 milionë me përfshirjen e katër shkëmbimeve teknike (Karnezis plus të rinjtë Liguori, Manzi dhe Palmieri): vlera të fryra, fillimisht për Covisoc e tani edhe për FIGC.

Në shënjestër të FIGC janë edhe Ferrero dhe Preziosi për Sampdorian dhe Genoan, përveç Empolit të Corsit. Të gjitha, sipas situatës aktuale, rrezikojnë kryesisht gjoba apo sanksione administrative, ndërsa disa shqetësime më shumë kanë të bëjnë me Pescarën, Parmën dhe Pisën, të cilët kanë marrë në këtë mënyrë “të paligjshme” kriteret e regjistrimit në kampionate. Gjithsej janë 11 klube në rrezik referimi: përveç të lartpërmendurve, janë edhe Novara, Chievo dhe Pro Vercelli.

Edhe lojtarët e përfshirë, rreth gjashtëdhjetë, mund të dëgjohen nga hetuesit, për të kuptuar nëse ata vetë kishin dijeni për vlerat e fryra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *