• |
ide | kryesore

Titull me xhiro të ngadalta: Milan e Inter të “sëmura”, drejt një derbi që mund të jetë “shërim”

-Instant, Sport



Më shumë se një vrapim drejt titullit, duket si një shëtitje, madje me një hap shumë të ngadaltë. Milano (të dyja spondet) është lëshuar, i përfshirë në frikën e të qenit atje lart, pak i lodhur, sigurisht i dëshpëruar. Milani dhe Interi as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin (kuqezinjtë barazuan me Udinesen e zikaltrit me Genoan). Sido që të jetë, ata e shohin njëri-tjetrin nga një distancë e afërt që nuk zgjatet dhe nuk shkurtohet, elasticiteti i thyer i një kampionati që mund të zgjasë listën e pretendentëve për titull jo aq për merita të të tjerëve, sa për defektet e vetë atyre. Nuk është cështje duarsh – ato të Udogie, sigurisht –, të cilat kanë një peshë dhe do të peshojnë. E nuk është as një çështje këmbësh që po përfundojnë të jenë të pasaktë. Milani dhe Interi kanë humbur kokën dhe kjo duket.

Me këtë ritëm, në vend që të shikojnë drejt finishit, është e vetëkuptueshme që dy milanezet duhet të shqetësohen për prapavijën, për Napolin që mund të ngjitet përsëri në krye dhe për Juventus që tani nuk është aq larg dhe, nëse flitet për titullin, është një klient i pakëndshëm dhe shumë madje.

Bilanci i katër ndeshjeve të fundit të Milanit nuk duket edhe aq keq, duke qenë se në fund Pioli grumbulloi 8 pikë nga 12 të mundshme dhe i vendosi në kasafortë edhe tre pikët themelore të derbit. Cështja nuk duhet të ishte shumë shqetësuese nëse nuk do të ishte niveli i kundërshtarëve me të cilët është përballur. Salernitana, e fundit në renditje (2-2 në transfertë), dhe Udinese, jo tamam një e blinduar, që sidoqoftë vinte pas tre humbjeve jashtë shtëpisë (1-1). Është e vërtetë, ndeshja ishte shumë e kushtëzuar nga gabimi në golin me dorë të Udogie, por realizimi i friulianëve arriti në fundin e rreth njëzet minutave të dominimit evident të bardhezinjve në Meazza. Tani, në një ndeshje mund të ngadalësohet edhe ritmi, por kjo tendencë për të ngadalësuar sapo merr epërsinë, Milani po e paguan shtrenjtë. Bilanci nuk mjafton, sepse nëse tetë pikët e 4 ndeshjeve të fundit mund të mos jenë të këqija (Interi ka bërë 2), pika e grumbulluar në dy ndeshjet e mëparshme mes Juves dhe Spezias duhet të shkaktojë një alarm të gjerë.

Ngushëllimi, nëse mund të flitet për këtë, është më tepër te fakti që Interi po shkon edhe më keq. Dy pikë, siç u përmend, në katër ndeshjet e fundit, zero fitore në pesë të fundit, nëse i shtojmë ndeshjen e Champions League kundër Liverpool, por mbi të gjitha vetëm dy gola të shënuar. Dy, përballë shumë tentativave dhe, padyshim, të një loje konfuze, të një momenti mjegullimi më shumë mendor se fizik, të frikës për të mos qenë më i forti dhe për të humbur një kampionat që mendohej se ishte i fituar. Nëse Interi është ende atje, ia ka borxh Milanit, i cili ka shpërdoruar përtej shkapërderdhjes. Nëse Interi ka rënë në këtë gjendje vegjetative, fajin e ka Milani, plaga e hapur në një derbi të dominuar dhe të humbur. Megjithatë, është fakt se mes kampionatit dhe Champions League, zikaltërit kanë fituar vetëm një ndeshje (2-1 të vuajtur me Venecian në shtëpi) nga shtatë të fundit, duke humbur tre, pothuajse gjysmën. Me këtë ritëm, thesari i përfaqësuar nga rikuperimi me Bolonja mund të përfundojë si fare i varfër. Sepse përpara ose prapa, herët a vonë dikush do të fillojë të vrapojë përsëri dhe pa ndërruar marshin, telashet do të jenë më të këqija se ato, tashmë të dukshme, sot.

Për të dy, për këtë Milano të lodhur, pika e kthesës mund të jetë sërish derbi. Të martën në Kupën e Italisë do të luhet një pjesë e mirë e finales. Dhe mbase do të kuptohet se kush mes dy pacientëve është më afër shërimit nga ethet e titullit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *