• |
ide | kryesore

Zhvillimet e fundit nga nata e tretë e luftës, betejë në çdo rrugë të Kievit

-Instant, Lajme, Planet



Nata ka rënë në Ukrainë, por për qytetarët nuk ka gjumë në sy. Teksa ushtria ruse përparon në territorin e vendit e përgatitur për një sulm në të gjithë drejtimet, nata e sotme pritet të jetë e gjatë sidomos në kryeqytetin ukrainas, i cili është në shtetrrethim deri ditën e hënë. Agresioni është ndeshur me rezistencë të fortë nga ushtria e Ukrainës, e cila ka arritur që t’i zmbrapsë rusët në disa raste. Presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje përsëri shtetasve që t’i rezistojnë pushtimit dhe pati një ftesë për të gjithë miqtë jashtë që të shkojnë e të luftojnë për të mbrojtur Ukrainën. Deri tani raportohet se 198 ukrainas, përfshirë tre fëmijë janë vrarë që prej nisjes së ofensivës.

Teksa lufta sa vjen e intensifikohet, Perëndimi ka bërë përpjekjet e para serioze për të treguar se po mban fjalën. Gjermania, Republika Çeke, Holanda dhe Portugalia do të dërgojnë përforcime për të ndihmuar Ukrainën. Ndërkohë, në vijim të masave të marra deri më tani vendet perëndimore: nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, miratuan një tjetër paketë sanksionesh “shumë të ashpra” kundër Rusisë

Kujtojmë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arriti të miratojë një rezolutë që dënon Rusinë, pasi Moska vendosi veton, ndërsa Kina ka abstenuar duke mos u rreshtuar në krah të Putinit.

Herët në mëngjesin e kësaj të shtune, presidenti Zelensky postoi një video të tij në qendër të Kievit, duke hedhur poshtë raportimet se kishte urdhëruar dorëzimin dhe u zotua se Ukraina do të mbrohej. Ai refuzoi ofertën e SHBA-së për t’u larguar nga vendi, duke thënë se kërkon armë dhe municione dhe jo një taksi për të braktisur shtetin. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *