• |
ide | kryesore

PD: Rama përgjegjësi kryesor për aferën prej 430 milionë euro me inceneratorët (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike, në një reagim në Facebook akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për aferën prej 430 milionë euro me inceneratorët. Gjithashtu PD thekson se shkelja e ligje nuk mund të bëhej pa miratimin e kryeministrit Rama.

Statusi:

Edi Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia për aferën prej 430 milionë euro. Një shkelje masive e ligjeve të vendit nuk mund të kryhej pa miratimin e Edi Ramës

1️⃣ Në Agjesinë e Prokurimeve Publike nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për inceneratorin e Elbasanit;

2️⃣ APP ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore. Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare;

3️⃣ Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon;

4️⃣ Koncesioni i’u dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *