• |
ide | kryesore

“Serbia po mbështet Rusinë”/ Deputetja ukrainase: Të njohim Kosovën, na qëndroi pranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një deputete ukrainase, Irina Friz, ka kërkuar njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Ukraina. Friz ka thënë se Kosova i ka qëndruar pranë Ukrainës në këtë kohë shumë të vështirë. Deputetja po ashtu nuk ngurroi të rikujtonte se Serbia është ndër shtetet e vetme që nuk ka vendosur sanksione kundrejt Rusisë.

“Ne duhet t’u bashkëngjitemi partnerëve perëndimorë që tashmë e kanë njohur Kosovë dhe ta njohim edhe ne. Është koha të qëndrojmë me miq, jo të luajmë me armiq”, ka shkruar Friz.

Më herët Friz ka falemnderuar Prishtinën zyrtare për qëndrimin që ka mbajtur, duke dënuar agresionin rus.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *