• |
ide | kryesore

Aktivistja ukrainase me lot në sy që bëri të dridhet kryeministri Johnson

-Instant, Arkiva, Të fundit



Një gazetare ukrainase me lot në sy ka drithëruar spt mbarë botën me reagimin që ka pasur gjatë një koiference shtypi përballë kryeministrit Boris Johnson.
Daria Kaleniuk e akuzoi atë se kishte ‘frikë’ për të mbrojtur bashkëkombasit e saj, gjatë një vizite sot në Poloni.

Kaleniuk tha se gratë dhe fëmijët “po masakroheshin” pasi NATO nuk po vendoste një zonë ndalim-fluturimi.

“Ju keni frikë,” tha ajo, duke shtuar se NATO donte të shmangte Luftën e Tretë Botërore, por ajo kishte “tashmë nisur”.

Johnson u përgjigj se ai po bënte atë që ishte e mundur pasi Perëndimi nuk do të ndërhynte ushtarakisht.

“Fatkeqësisht, implikimi i kësaj do të ishte se Britania e Madhe do të angazhohej në rrëzimin e avionëve rusë, duke u përfshirë në luftime të drejtpërdrejta me Rusinë, kjo nuk është diçka që ne mund ta bëjmë”, tha ai.

Konfrontimi erdhi pasi zoti Johnson akuzoi Putinin për përdorimin e ‘taktikave barbare dhe pa dallim’ kundër civilëve të pafajshëm ukrainas.

Ndërsa forcat pushtuese përshkallëzuan sulmet e tyre, ai paralajmëroi se bota po dëshmonte një ‘katastrofë’.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar “është gati” për të pranuar refugjatë në “numra të konsiderueshëm” – duke sugjeruar që kjo mund të nënkuptojë më shumë se 200,000.

Zonja Kaleniuk, drejtoreshë ekzekutive e organizatës së shoqërisë civile të Qendrës së Veprimit kundër Korrupsionit, u tregua kritike ndaj qasjes së Perëndimit.

Duke thënë se vetë kishte arritur të dilte kufirit nga Ukraina, ajo theksoi se miqtë e saj janë ende atje.

“Gratë dhe fëmijët ukrainas janë në frikë të thellë për shkak të bombave dhe raketave që u bien nga qielli. Populli ukrainas po kërkon dëshpërimisht të drejtat për të mbrojtur qiellin tonë, ne po kërkojmë një zonë ndalim-fluturimi.’Cila është alternativa për zonën e ndalim-fluturimit?

“Nato nuk është e gatshme të na mbrojë, sepse NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore, por tashmë ajo ka filluar dhe janë fëmijët ukrainas ata që po e marrin goditjen.

“Ju po flisni për më shumë sanksione zoti kryeministër, por Roman Abramovich nuk është i sanksionuar, ai është në Londër, fëmijët e tij nuk janë nën bombardime, fëmijët e tij janë atje në Londër”, ngriti zërin Kaleniuk.

Daily Mail/ Lapsi.al

 



2 Comments

  1. Me pelqejne ukrainasit sepse jane shume patriot,trima, luftarak dhe kembengules. Kerkuan para, arme, aplikim per BE, tani oreksi u eshte shtu e duan te kene ndalim fluturimi qe dmth lufte boterore. Po kerkojne pak si shume, dhe po e kerkojne me arrogance. Ai komediani,kryeministri i tyre, po ben nje pune te mrekullushme, por mos te harrojme ne fillim bente rolin e komedianit te cirkut e bente irooni,”mos i degjoni te huajt, se nuk do na sulmoje Rusia.Apo, nqs amerikanet dine daten se kur do sulmohemi,te na thone,e thoshte me sarkazem. Ja pra doli qe amerikanet spo flisnin kot dhe ky nga ironik u shnderruar ne lypes.Dhe per interesa te popullit tend edhe lypes duhet te behesh por ne fillim ishte arrogant ndaj atyre qe po e ndihmonin, ne vend se te ishte mirenjohes.Edhe tani i kane kerkesa si urdher. Po pse te vriten amerikanet per ju, kur ne fakt cdo ndihme te mundshme po ju japin?A mos u vrate ju per amerikanet ? Po beni nje lufte te jashtezakonshme dhe bravo ju qofte, por mos harroni keta qe po i ironizoni dhe po beheni arrogante ndaj tyre, ju ndihmuan dhe po ju ndihmojne. Dhe ju me parate e tyre po beni dhe luks, po paguani 3000 $ nje ushtar qe ne fakt ushtari duhet te shkoje ne lufte per te mbrojt vendin e vet,vullnetar dhe jo te paguhet. Gjithsesi ska asnje dyshim qe ne shqiptaret jemi me armiqte e armiqve tane, pra me ukrainasit. Por absolutisht jo te shkojme vullnetar e te vritemi per ta.perjashto vetem nqs plotesojme obligimet ndaj Natos/SHBA (Ushtria e Shqiperi-Kosove,)por jo vullnetarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *