• |
ide | kryesore

Pas dy vitesh nga vdekja e saj, familja e Naya Rivera ngre padi për neglizhencë

-Instant, F1, Paparazzi



Familja e Naya Rivera-s  ka ngrejtur së fundmi një padi për vdekjen e aktores së ‘Glee’.

Sipas të dhënave të gjykatës të siguruara nga E! , një marrëveshje është depozituar më 24 shkurt. Seanca është caktuar për 16 mars, ku çështjet e marrëveshjes do të dëgjohen para një gjyqtari.Në një deklaratë për mediat, avokati për pasurinë e Naya-s si dhe djalit të saj 6-vjeçar Josey Hollis Dorsey ,konfirmoi se të gjitha palët kanë arritur në një marrëveshje, e cila është miratuar nga Gjykata e Lartë e Ventura.“Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Josey do të marrë kompensim për gjendjen emocionale të shkaktuar nga mbytja e nënës së tij  të dashur në liqenin Piru”, thuhet në deklaratë. “Megjithëse humbja tragjike e nënës së Josey-t nuk mund të kapërcehet kurrë, ne jemi shumë të kënaqur që pagesa monetare do ta ndihmojë ndjeshëm Josey-n me jetën e tij përtej kësaj tragjedie.”

Më 8 korrik 2020, Naya u zhduk pasi nxori djalin e saj me varkë në liqenin Piru. Një hetim nisi për gjetjen e aktores pasi autoritetet  gjetën djalin e saj vetëm në një varkë në mes të liqenit. Pas një kërkimi disa ditor nga forcat e rendit dhe personeli i urgjencës, Naya u gjet e vdekur më 13 korrik.Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut Ventura përcaktoi se shkaku i vdekjes shte mbytja dhe vdekja e saj ishte një aksident.Mirëpo në nëntor 2020,  babai i djalit, Ryan ngriti një padi kundër Qarkut të Ventura, Distrikti i Bashkuar i Ruajtjes së Ujit dhe Menaxhimi i Parqeve dhe Rekreacionit për neglizhencë dhe shqetësim emocional.Sipas dokumenteve , paditësit pretenduan se mbytja ishte “plotësisht e parandalueshme” por neglizhenca e të pandehurve ishte një faktor thelbësor në shkaktimin e vdekjes së Rivera-s nga mbytja./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *