• |
ide | kryesore

PE në seancë të jashtëzakonshme/ Zelensky: Askush nuk mund të ndërhyjë në lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë

-Instant, Lajme, Të fundit



Parlamenti Europian po mban këtë të martë një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me situatën e agresionit rus në Ukrainë. Në fjalimin e tij para Parlamentit Europian presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy tha se askush nuk mund të ndërhyjë në lirinë dhe sovranitetin e Ukrainës. Gjithashtu, i pari i shtetit ukrainas theksoi se Ukraina ka treguar se BE do të jetë më e fortë së bashku me të.

Nuk mund të themi mirëmëngjesi, as natën e mirë. Për shumë njerëz kjo ditë nuk është e mirë, për të tjerë kjo është e fundit. Ata po luftojnë për lirinë e tyre, Jam shumë i lumtur dhe krenarë për të gjithë! Jam i lumtur që sot i kemi bashkuar të gjithë, madje dhe ju që jemi mbledhur në Parlamentin Evropian. Kjo është një tragjedi për çdo ukrainas dhe Ukrainën. Ne po përballemi me një realitet tjetër, me njerëz të vdekur çdo ditë. Ne po luftojmë për jetën, për lirinë, për sovranitetin tonë. Ukrainasit janë të jashtëzakonshëm! Jam i lumtur dhe dua të falënderojë të gjithë që jo vetëm por e shihni se çfarë po ndodh, por edhe po flisni për këtë gjë, Europa zgjodhi Ukraina. Këtë mëngjes ishte shumë tragjik për ne, ka qenë një qytet shumë i qetë, ka pasur numrin më të madh të universiteteve në të gjithë vendin tonë. Njerëzit mblidheshin shpesh për të festuar, ka një nga sheshet më të mëdha në shtetin tonë. Ai quhet sheshi i lirisë. Sot rusët sulmuan sheshi i lirisë! Ne po luftojmë për tokën tonë. Qytetarët tanë janë të bllokuar. Askush nuk do të na thyejë, jemi të fortë, jemi ukrainas! Ne kemi dëshirë të shohim fëmijët tanë në jetë. Dje 16 fëmijë vrarë. Çfarë ushtrie është kjo që vret 16 fëmijë? Të dashur njerëzit tanë janë shumë të motivuar, por shumë të motivuar për lirinë dhe jetën tonë dhe tani po luftojmë për mbijetesë. Kështu që motivimi ynë është shumë i madh. Duam të jemi të barabartë në Europë. Sot ne do t’i tregojmë të gjithë se kush jemi! BE do të jetë më i fortë tani me ne. Ne kemi provuar fuqinë tonë, jemi njësoi siç jeni dhe ju. Ne jemi evropian të vërtet, ne do të fitojmë ndaj vdekjes dhe errësirës, Lavdi Ukrainës”, tha Zelensky.

Gjatë debatit, eurodeputetët do të votojnë për një rezolutë që dënon pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin. Ata gjithashtu do të votojnë një rezolutë për të lëvizur drejt dhënies së statusit të vendit kandidat në BE për Ukrainën.



6 Comments

  1. Ky jeton ky loqja apo po aktron?

    Kimetja, ketu në al-banjën tonë të ndritur, po na thotë çtë bëjmë edhe me zgjedhjet lokale , të votojmë për atë që do ajo osr përndryshe e ke pisk, nesër kimetja do na thotë çtë bëjmë edhe me gratë edhe me fëmijët!

    Apo kur e thote amerika është fjala e të dërguarit të zotit!
    Kur flet noi mendim noi tjetër është blasfemi!!

    Pale të dalë nga goja e putin !!! Dënim me vdekje!

    O komedian po shkatërrohet vendi po vdesin të pafajshëm për pasurite e miqve të tu në uashington

    Legen burrë, kërkon gjak me çdo kusht siç të thonë amerikanët

    Kshu u thanë dhe irakenëve, edhe afganët e pësuan në kurriz

    Edhe sirianët me revolucionet e frymëzuara nga twitter, edhe egjiptianët edhe libianët, e gjithë lindja e mesme.

    Sje i pari as i fundit, ka parë plot historia

    Pritet që kina të pushtojë tajvanin

    Fjalimi amerikan për demokracinë do jetë interesant për tajvanin!

  2. Ore u harruan viktimat, lufta, beteja, armiku i padukshem dmth COVIDI apo kjo ishte loja kurvat e media televizive deri para 1 jave mbanin maskat kudo ku transmetonin live tani i hoqen maskat dhe po vene helmetat se edhe jane te trashe qe te theksojne tmerrin e rradhes vene vetem helemetat ne koke. pra Covid nuk ka me edhe Putini ka merite te jashtezakonshme! O DELE MERITONI ME KEQ SE CPO HIQNI DERI ME TANI~!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *